Kam bėrė njė gabim shumė tė madh
11.08.2010 11:20:29

Pyetja:


Esselamu alejkum ue rrahmetullahi ue bereketuhu!

Hoxhë i nderuar, unë kam nevojë për një këshillim të madh ngase kam bërë një gabim shumë të madh.

Ka dashur Allahu i Madhëruar dhe më ka udhëzuar që disa vite me radhë. Elhamdulilah dhe ka dashur e më ka mbrojtur prej harameve. Deri në një çast. Unë edhe si i paudhëzuar kam qenë i mbrojtur nga ana e Allahut prej mëkateve të mëdha e sidomos prej binasë, edhe në vitet e para isha më i fort në iman, por FATKEQËSISHT që tre vitet e fundit si duket m’u dobësua imani dhe rashë në zina me një prostitutë jashtë vendlindjes (jashtë shtetit). E bëra këtë gabim dhe u pendova shumë, ngase bëra një gabim duke qenë pasues i së vërtetës, Kuranit dhe Sunetit, edhe kur mendoja se në injorance s’kam bërë zina e tani kam bërë. Por përsëri rashë në të njëjtin gabim. Kaloi një kohë dhe disa herë e kam bërë këtë mëkat zina (me prostitutë). Deshi Allahu që unë të shkoja edhe në haxh duke menduar se nuk do të bëj këtë gabim (zina). Rezistova shumë kohë, por në fund edhe haxhin e prisha (pasi prapë bëra zina).

Në lidhje me këtë dua të pyes se a ka SIHR ose MËSYSH që të shtyn në MËKATE (në këtë rast ZINA) sepse shumica e njerëzve më konsiderojnë shumë të mirë dhe të sinqertë, kanë mendim shumë të mirë për mua.

Çka më këshilloni ju lutem? Pasi e bëra gabimin, u pendova shumë, e sidomos që e njollosa haxhin. A mendoni që është prishur haxhi im dhe a është kjo shenjë që s’kam qenë i sinqertë në haxh.

Mundësitë për martesë nuk i kam aq të mira.

Selam alejkum! Allahu ju shpërbleftë dhe bëni dua për mua që të bëhem më i mirë se ç’jam dhe që më mendojnë njerëzit.

 

Përgjigjja:

Alejkum selam ue rrahmetullahi ue berekatuhu! 

Falënderimet i takojnë  Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë  ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Së pari duhet ta dish se haxhi është një ibadet (adhurim) obligativ siç është edhe namazi dhe agjërimi dhe atë (haxhin) nuk mund ta prishë ndonjë mëkat i madh përveç shirkut dhe kufrit, i cili i asgjëson të gjitha veprat e mira.

Pastaj zinaja është një ndër haramet më të mëdha dhe për këtë shkak Allahu xh.sh. i ka ndaluar shumë gjëra para se njeriu të bjerë në zina, për këtë Allahu xh.sh. në Kuranin Famëlartë thotë: “Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ajo është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe.” (El Isra: 32)

Nga ky ajet nënkuptojmë se Allahu xh.sh. në mënyrë të prerë e ndalon jo vetëm aktin përfundimtar të prostitucionit, por ndalon edhe të gjitha veprimet dhe metodat që i paraprijnë dhe shpijnë nga kjo anomali shoqërore. Pra njeriu nuk bën as t’i afrohet amoralitetit, e për këtë Allahu xh.sh. ka ndaluar edhe shikimin e femrave apo përshëndetjen ndërmjet gjinive të kundërta, po ashtu ka ndaluar edhe përzierjen e meshkujve me femra, të gjitha këto i ka ndaluar që njeriu të mos bjerë në zina.

E nëse njeriu largohet nga këto ndalesa apo barrikada, atëherë e ka më të lehtë të bjerë në zina.

Pra, nëse zinanë e trajtojmë  nga aspekti fetar (dijaneten), konsiderojmë se është veprim i ndaluar (haram) dhe renditet në mesin e mëkateve të mëdha, për të cilin do të ketë dënim të rëndë  botën tjetër. Pejgamberi a.s. në një hadith thotë:  “Nuk ka mëkat më të madh pas shirkut që i bëhet Allahut sesa hedhja e spermës së mashkullit te femra që nuk i lejohet atij.” (Ahmedi dhe Taberaniu me sened të vërtetë.)

Nuk ka dyshim se veprimi i harameve të mëdha është si pasojë e uljes së imanit tek njeriu. Në hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejra, Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Ai i cili bënë zina ose pi alkool, Allahu xh.sh. ia zhvesh atij imanin (besimin) ashtu si njeriu kur e zhvesh këmishën e tij nga koka.” (Hakimi me sened të vërtetë)

Njeriu duhet t’u largohet këtyre harameve menjëherë duke ripërtërirë imanin e tij dhe duke ngritur imanin e tij. Të sugjeroj për këtë të lexosh librin e Muhamed Salih el Munexhidit, i titulluar “Shfaqja e dobësimit të imanit”.

Dhe këtu do të sjell një ngjarje të imam Ibrahim ibn Ed’hemit.

Një njeri erdhi tek Ibrahim ibën Ed'hemi dhe i tha: -O dijetar, epshi im më nxit dhe më stimulon për gjynahe. Të lutem më këshillo!  
I tha Ibrahim Ed'hemi: -Nëse epshi yt të nxitë për të vepruar gjynah dhe vese të liga ndaj Krijuesit tënd, nuk ka problem (dert)…! 
Unë do t'i paraqes pesë kushte, nëse i plotëson, bëj gjynah ndaj Allahut! 
Tha njeriu: -Më i jep! 
I tha Ibrahimi: -Nëse dëshiron t’i bësh gjynah Allahut, atëherë fshehu (ik) në një vend ku nuk të shikon Allahu!  
Tha njeriu: -Subhanallah, si të fshihem nga Allahu kurse Ai shikon çdo gjë! 
I tha Ibrahimi: -Subhanallah, a nuk turpërohesh t'i bësh gjynah Allahut e Ai të sheh?! Heshti njeriu. 
Pastaj njeriu tha: -Më trego kushtin e dytë! 
I tha Ibrahimi: -Nëse dëshiron t' i bësh gjynah Allahut, mos i bëj gjynah në tokën e Tij! 
Tha njeriu: -Subhanallah, ku të shkoj, e gjithë gjithësia është e Tij! 
I tha Ibrahimi: -Subhanallah, a nuk turpërohesh t'i bësh gjynah Allahut, kurse ti po shfrytëzon tokën e Tij?! 
Tha njeriu:- Më trego kushtin e tretë! 
I tha Ibrahimi: -Nëse dëshiron t'i bësh gjynah Allahut, atëherë mos u ushqe nga furnizimet e Tij!  
Tha njeriu: -Subhanallah, si të jetoj, si të ushqehem? Gjithë të mirat janë prej Tij dhe të Tij. 
I tha Ibrahimi: -Subhanallah, a nuk turpërohesh t'i bësh gjynah Allahut e Allahu është Ai që të ushqen dhe të jep të pish, të furnizon dhe të ndihmon të mbijetosh! 
Tha njeriu: -Më trego kushtin e katërt! 
I tha Ibrahimi: -Kur i bën gjynah Allahut, pastaj të kapin melaiket për të të hedhur në zjarr, mos e prano këtë! Refuzoje hedhjen në zjarr! 
Tha njeriu: -Subhanallah, a kam forcë unë për këtë?! Melaiket nuk të pyesin, por të zvarrisin për në zjarr! 
I tha Ibrahimi: -Kur t'i lexosh gjynahet e tua në fletushkë, mohoji ato gjynahe dhe thuaj nuk i kam vepruar!  
Tha njeriu: -Subhanallah, ku janë melaiket (kiramen katibin) që shënojnë çdo gjë, ku janë melaiket që kujdesen dhe të ruajnë ty, ku janë dëshmitarët okularë që shqiptojnë dhe dëshmojnë?! 
Filloi të qajë njeriu, u largua dhe thoshte: -Ku janë melaiket (kiramen katibin) që shënojnë çdo gjë, ku janë melaiket që kujdesen dhe të ruajnë ty, ku janë dëshmitarët okularë që shqiptojnë dhe dëshmojnë?! 
 

 
Eroll Nesimi


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010