Jam nė lidhje me njė vajzė
21.06.2010 06:10:39

Pyetja:

Selam alejkum! E nderuara redaksi, ju lus që të më ndihmoni në problemin tim që do ta shpreh dhe ju lus që për këtë të më jepni pergjigje sa më shpejt se jam në hall shumë të madh. Bëhet fjalë për një vajzë, mosha e saj është 15 vjeçe, kurse unë jam i dashuri i saj 18 vjeç, i cili e përkrah e këshilloj, respektoj po ashtu edhe ajo. Unë e fillova lidhjen me një arsye te kjo vajzë sepse kishte humbur rrugën në mes të oborrit, e kuptova se nuk kishte kush ta këshillonte dhe prandaj e afrova afër vetes që të mos vazhdojë më tutje me punë të fëlliqur. Unë me të jam që 3 vjet, kohën e fundit kam vërejtur shumë dallime të mëdha tek kjo, është përmirësuar shumë, mirëpo
një ditë prej ditëve filloi të në tregojë se çfarë gabimi ka bërë ndaj meje dhe ajo mua më preku shumë! Tregimi i saj ishte së në fillim kur filluam lidhjen ne, ajo më kishte tradhtuar me ish të dashurin e saj -disa herë-, por tash e gjora është penduar shumë, dëshira e saj është të vërë mbulesën dhe të fejohet me mua sa më shpejtë. Mirëpo unë mbeta pa koment kur m’i tregoi këto fjalë. Tani kërkon nga unë që t’ia fal! Nuk di a të vazhdoj më e t’i kërkoj fejesë apo ta ndërpes. Nuk ma ka marrë mendja se atë tradhti mund të ma bënte mua. Nuk dua ta humb edhe pse ndiej dhimbje në zemrën time. Ju lutem më ndihmoni disi si ta kaloj këtë situat shumë të vështirë. ndërsa me përgjigjen tuaj do të më lehtësohet problemi shumë.
Zoti ju shpërbleftë me xhenet. Selam alejkum!

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Para disa kohësh na ka ardhur një pyetje e ngjashme me këtë që pyesni ju, prandaj mund të lexoni përgjigjen aty:

http://www.klubikulturor.com/klubiri/?aid=2083


Alaudin Abazi


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010