El Velij – El Mevla En Nesir (Mbrojtėsi)
19.12.2009 14:51:08

Allahu i Lartėsuar thotė: “Ai ėshtė mbikėqyrėsi, i lavdėruari.” (Shura, 28). Gjithashtu thotė: “Sa mbrojtės i mirė dhe sa ndihmėtar i madh qė ėshtė.” (Haxh, 78)
   Dallimi mes El Velij dhe El Mevla qėndron nė atė se El Velij ėshtė Ai i Cili i merr gjėrat dhe rregullon gjendjet. Kjo ėshtė mbrojtje e pėrgjithshme. Ndėrsa El Mevla ėshtė Ndihmės tė cilit besimtarėt i mbėshteten. Ai i ruan dhe i mbron ata nė ēaste tė vėshtira dhe jo tė vėshtira. Kjo ėshtė mbrojtje e veēantė. Pikėrisht pėr kėtė arsye i ka veēuar besimtarėt dhe ky emėr ėshtė i lidhur me ndihmėn nė shumė vende nė Kuran. Allahu i Lartėsuar thotė: “Kėtė ngase Allahu ėshtė mbrojtės i atyre qė besuan, kurse pėr jobesimtarėt nuk ka mbrojtje.” (Muhamed, 11). Gjithashtu thotė: “Po nėse refuzojnė, ta dini se Allahu ėshtė mbrojtės i juaji. E, sa mbikėqyrės e ndihmės i mirė ėshtė Ai.” (Enfal, 40). Gjithashtu thotė: “Thuaj: "Ne nuk na godet asgjė tjetėr, pėrveē ēka na ėshtė caktuar nga Allahu; Ai ėshtė ndihmėtar yni". Prandaj, vetėm Allahut le t'i mbėshteten besimtarėt.” (Teube, 51)


El Mubin (I Qarti)

Emri El Mubin ėshtė pėrmendur nė Kuran. I Pėrveēėm, i cili tregon cilėsi tė pėrsosur, ashtu siē qėndron nė fjalėn e Allahut tė Lartėsuar: “Atė ditė Allahu ua plotėson shpėrblimin e merituar, e ata e dinė se Allahu ėshtė Ai i vėrteti, i qarti nė drejtėsi.” (Nur, 25)
Ky emėr nuk ėshtė pėrmendur vetėm nė kėtė ajet kuranor e as nuk ėshtė pėrmendur nė hadith sahih, mirėpo ajeti ėshtė mjaft i qartė dhe argument i mjaftueshėm se Allahu ka emėrtuar Veten me kėtė emėr. Ky emėr ka ardhur pas shpifjeve qė i janė bėrė nėnės sė besimtarėve, Aishes, Allahu qoftė i kėnaqur me tė. Allahu shfaqi dhe tregoi pastėrtinė e saj nga ajo qė ia mveshėn dhe i qartėsoi pėr besimtarėt pastėrtinė dhe pozitėn e lartė qė gėzon ajo.


El Hajj El Kajjum (I Gjalli, i Pėrjetshmi)

   Argument pėr kėtė emėr kemi fjalėn e Allahut tė Lartėsuar: “Allahu - s'ka zot pos Tij. i Gjalli, Vigjiluesi.” (Bekare, 255). I Gjalli, i Pėrjetshmi, jetė tė pėrsosur, qėndron vetvetiu. Ėshtė i Pėrjetshėm pėr banorėt e qiejve dhe tė tokės, i rregullon ēėshtjet e tyre, furnizimet dhe tė gjitha gjėrat e tjera.
   I Gjalli ėshtė Ai i Cili ka pėrmbledhur cilėsitė lėndore (dhatije), ndėrsa i Pėrjetshmi pėrmbledh cilėsitė veprore dhe bashkimi i kėtyre dy emrave ėshtė bashkim shumė i qėlluar dhe i pėrshtatshėm, ashtu siē i mblodhi Allahu nė shumė vende nė Kuran, si: “Allahu - s'ka zot pos Tij. i Gjalli, Vigjiluesi.” (Bekare, 255). Pikėrisht pėr kėtė sepse ato ngėrthejnė tė gjitha cilėsi tė pėrsosura. I Gjalli ėshtė me jetė tė pėrsosur. Dhe kjo pėrfshin tė gjitha cilėsitė lėndore tė Allahut, si: dituria, krenaria, fuqia, dėshira, madhėshtia dhe cilėsi tė tjera.
   El Kajjum ėshtė pėrjetshmėri e pėrsosur. Ai qėndron vetvetiu. Cilėsitė e Tij janė madhėshtore. S’ka nevojė pėr askėnd nga krijesat e Veta. Ai krijoi dhe mirėmban qiejt, tokėn dhe ēfarė ka nė to. Ai s’ka nevojė pėr to pėr asgjė, por ato kanė nevojė pėr Tė. I Gjalli, i Pėrjetshmi ėshtė Ai i Cili posedon tė gjitha cilėsitė e pėrsosura. Ai vepron ēfarė do. Nėse do diēka, vetėm thotė bėhu dhe bėhet. Tė gjitha cilėsitė veprore, cilėsi tė madhėshtisė dhe nderit kthehen tek emri El Kajjum. Tė gjitha cilėsitė e pėrsosura kthehen te kėta dy emra fisnikė. Pikėrisht pėr kėtė arsye ka ardhur nė hadith emri i madh i Allahut me tė cilin nėse lutet, pėrgjigjet, nėse i kėrkohet, Ai jep. “Allahu - s'ka zot pos Tij. i Gjalli, Vigjiluesi.”, ngase pėrfshijnė ēdo pėrsosmėri. Cilėsitė lėndore kthehen tek emri El Hajj (I Gjalli), ndėrsa domethėniet veprore kthehen tek emri El Kajjum (I Pėrjetshmi).


Husejn Serraxh
28.12.2007


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010