Surja En Nur dhe roli i saj nė ndėrtimin e familjes muslimane (2)
28.02.2010 07:41:43

Mirësjellja në shtëpi

Në fund të sures, Allahu i Lartësuar thotë: "O besimtarë! Skllevërit dhe fëmijët tuaj që s’kanë arritur pubertetin, le t’ju kërkojnë leje (për të hyrë) në tri kohë: para namazit të mëngjesit, kur i zhvishni rrobat në mesditë dhe pas namazit të jacisë. Këto janë tri kohë kur hiqni rrobat. Nuk ka gjynah as për ju e as për ata që, pas këtyre rasteve, të vizitoni njëri-tjetrin (pa kërkuar leje për të hyrë). Kështu jua shpjegon Allahu shpalljet juve! Allahu është i Urtë dhe i Gjithëdijshëm. Kur fëmijët tuaj të arrijnë moshën e pubertetit, le të kërkojnë leje, ashtu siç kanë kërkuar leje ata para këtyre. Kështu jua shpjegon Allahu juve shpalljet e Tij! Allahu është i Urtë dhe i Gjithëdijshëm." (Nur, 57-58)

Fëmijët në shtëpi patjetër duhet të mësojnë mirësjelljen e hyrjes në dhoma. Ata duhen paralajmëruar në kohët e caktuara në të cilat nuk duhet të hynë vetëm pas marrjes së lejes. Kjo etikë islame duhet përvetësuar dhe praktikuar nga muslimanët. Kjo sjellje islame nuk duhet injoruar e nënçmuar, sepse konsiderohet prej rregullave të nderit dhe ruajtjes së dinjitetit mbi të cilën duhet edukuar familja muslimane.

 

Ndëshkimet

Nëse ndodh që dikush më pas të devijojë, atëherë ndëshkimi islam me konsensus të dijetarëve muslimanë është rrahja me kamxhik për të pamartuarin, ndërsa vrasja me gurë për të martuarin. Ajeti në këtë kontekst është i qartë: "Laviren dhe lavirin – ta rrihni çdonjërin prej tyre me nga njëqind goditje. Të mos ju pengojë kurrfarë mëshire për të kryer detyrën e fesë së Allahut, nëse besoni Allahun dhe Ditën e Fundit. Le ta shikojnë dënimin e tyre një grup besimtarësh." (Nur, 2)

Rrahja është ndëshkim për njeriun nëse zbret në shkallën e kafshës. Ashtu siç kafsha rrihet me shkop derisa ta zbatojë urdhrin me të cilin është obliguar (për shkak të mungesës së mendjes), gjithashtu edhe njeriu nëse zbret nga pozita e mendjes dhe e ndërgjegjes dhe i dorëzohet instinktit seksual ai i ekspozohet ndëshkimit të cilit i ekspozohet edhe kafsha. Për faktin se ai është bërë kafshë që ka shkelur nderin, që është dashur ta mbrojë atë. Ai i shkeli shenjtërit e Allahut, të cilat është dashur t'i ruajë e të kujdeset për to.

Nëse zbret në pozitën e kafshës, ai meriton ndëshkimin e kafshës. Megjithëse goditja me kamxhik sipas Sunetit ka ardhur për ta ringjallur sheriatin e vjetër. Islami nuk e ka shpikur ndëshkimin e goditjes me kamxhik për laviren dhe lavirin nëse janë të martuar. Por ky gjykim është sheriat i Tevratit dhe akoma vazhdon me gjithë falsifikimet ekzistuese në librat e çifutëve. Ky sheriat akoma është i vlefshëm, i cili përcakton goditjen me kamxhik përderisa janë të martuar.

Një prej shkrimtarëve duke komentuar këtë gjykim thotë: "Kush shkatërron shtëpinë martesore me imoralitetin e tij ose kush prish shtëpinë martesore me imoralitetin e saj, duhet të hakmerren të gjithë gurët e shtëpisë nga lëkura dhe trupi i tij në mënyrë që të mësojë se si ta ruajë shtëpinë!" Për këtë shkak Kurani thotë: "Të mos ju pengojë kurrfarë mëshire për të kryer detyrën e fesë së Allahut." (Nur, 2)

 

Akuza është haram

Krahas ruajtjes së familjeve përmes ndalimit të ushtrimit të çdo pune të pistë, familjet patjetër duhet të ruhen edhe përmes refuzimit të çdo akuze të pahijshme të këtij lloji. Islami në këtë pikëpamje është i prerë. Kush shpif për një njeri me imoralitet ose akuzon origjinën e tij ose degët e familjes së tij pa fakte, duhet të ndëshkohet me tetëdhjetë goditje. Allahu i Lartësuar thotë: "Ata që i akuzojnë gratë e ndershme (për imoralitet), e pastaj nuk sjellin katër dëshmitarë, t'i rrihni me tetëdhjetë goditje dhe të mos ua pranoni më kurrë dëshminë; këta janë njerëz ngatërrimtarë" (Nur, 4) Ky është një lloj edukimi i patjetërsueshëm. Ky lloj ndëshkimi është zbatuar me ata që shpifën për nënën e besimtarëve, Allahu qoftë i kënaqur prej saj. Disa njerëz ranë në grackën e disa hipokritëve të cilët e urrenin të Dërguarin e Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, dhe mesazhin e tij me të cilin është dërguar, u orvatën të akuzonin pozitën e familjes profetike dhe nisën të përhapin për Aishen, Zoti qoftë i kënaqur prej saj, fjalë prej të cilave ajo është e pastër dhe është shumë larg prej tyre. Për shfajësimin dhe pastërtinë e saj zbritën ajetet nga Allahu i Lartësuar, që sqarojnë se ajo është shumë më e lartë se kjo. Ndërsa besimtarëve u drejtohen fjalë që duhen mësuar e mbajtur në mend: "Me të vërtetë, ata që shpifën, janë një skotë prej jush. Mos e quani atë si të keqe për ju. Përkundrazi, kjo është më mirë për ju. Çdonjëri prej tyre do të dënohet për atë që ka bërë, kurse atë që ka shpifur më shumë, e pret një dënim i madh" (Nur, 11). Në vijim i edukon njerëzit me fjalët: "Kur e dëgjuat këtë përgojim, përse besimtarët dhe besimtaret nuk menduan mirë për njëri-tjetrin dhe të thoshin: "Kjo është shpifje e qartë"?! Pse nuk sollën për këtë katër dëshmitarë? Meqë nuk sollën dëshmitarë, ata janë gënjeshtarë para Allahut." (Nur, 12-13)

Madje, edhe nëse sheh kur je i vetmuar, nuk të lejohet të flasësh për faktin se Allahu dëshiron ta mbulojë. Dëshiron të japë mundësi për pendim...

Në hadith thuhet: "Atij që ia mbulon muslimanit ndonjë turp, Allahu do t'ia mbulojë turpin në Ditën e Gjykimit."  

Njerëzit mund të gabojnë, Allahu nuk i trajton njerëzit me gabimin që mund ta bëjnë, por u jep rast dhe ua hap dyert e pendimit që të kthehen në rrugën e drejtë: "Sikur Allahu t’i dënonte njerëzit sipas veprave që bëjnë, nuk do të mbetej në sipërfaqen e Tokës asgjë e gjallë, por Ai i shtyn ata deri në afatin e caktuar." (Fatir, 45)

Lexues të nderuar! Këto ishin vetëm disa dispozita dhe norma shumë të rëndësishme për të ndërtuar një familje të shëndoshë dhe të pastër, dispozita këto që duhen përvetësuar dhe praktikuar nga muslimanët. Allahu e di më së miri!

 

 

Përgatiti: Almedin Ejupi


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010