Martesa me tė ndikon nė ēėshtje tė akides
28.02.2010 07:29:35

Pyetje:

Selam alejkum!

A më lejohet të martohem me një vajzë e cila ka pak probleme në akide, e ka prej atyre që i komentojnë ajetet dhe hadithet ndryshe, gjithashtu ka disa informata të gabuara për disa dijetarë të Ehli Sunetit të cilat i ka lexuar nëpër libra të atyre që i fyejnë këta dijetarë. Pra, nëse mendoj se nuk mund ta ndryshoj qëndrimin e saj prej asaj në të cilën ka mësuar te mësuesja e vet dhe imamët e atij vendi, a bën të martohem, domethënë nëse nuk ndërron mendim?

 

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Mendojmë se femra e këtillë është ballafaquar me këto gjëra si rezultat i shoqërisë dhe personave me të cilët është shoqëruar. Sido që të jetë, problemet të cilat ajo ka nuk janë të ndonjë shkalle të rrezikshme që do ta ndalonte martesën me të. Nëse ajo është besimtare, fal namaz, mban mbulesë dhe e kuptoni se është e sinqertë në përkushtimin e saj ndaj Allahut të Lartësuar, atëherë nuk do të duhej të ishin pengesë informacionet e gabuara që ka ajo në lidhje me disa çështje të fesë. Madje ndoshta do të ishte më e qëlluar që të bëheni ju sebep që ajo t’i përmirësojë ato qëndrime pasi të martoheni dhe ajo t’i kuptojë ato nga afër qoftë edhe pas një kohe. Në esencë, gruaja e pason burrin dhe ajo ndikohet shumë nga bashkëshorti i saj. Prandaj me një qasje të drejtë pas martese duke i lënë hapësirë asaj që gradualisht t’i kuptojë gjërat, mendojmë se ajo do të arrijë t’i përmirësojë’ ato keqkuptime ndaj disa dijetarëve të Sunetit dhe ndaj çështjeve të akides. Allahu e di më së miri!

 

Alaudin Abazi

 


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010