El Kahar – El Kahir (Mposhtėsi)
19.12.2009 14:50:32

Allahu i Lartėsuar thotė: “Thuaj: "Allahu ėshtė krijues i ēdo sendi, ai ėshtė i vetmi ngadhėnjyes!" (Ra’d, 16). Gjithashtu thotė: “Ai ėshtė mbizotėrues ndaj robėrve tė Tij. Ai hollėsisht di punėt e Tij dhe tė robėrve tė Vet.” (En’am, 18)
El Kahar: Mposhtėsi i tė gjitha botėve. Mposhtėsi i tė gjitha gjėrave qė i janė nėnshtruar Atij. E gjithė kjo pėr shkak tė Fuqisė sė Tij tė pėrsosur.
Ai ėshtė i Cili ka mposhtur tė gjitha ekzistencat. Tė gjitha krijesat i janė nėnshtruar Atij, Fuqisė, Dėshirės sė Tij. Nuk ndodh ndonjė ndodhi vetėm se me lejen e Tij. Ajo ēfarė deshi, ka ndodhur, ndėrsa ajo qė nuk deshi, nuk ndodhi. Tė gjitha krijesat kanė nevojė pėr Allahun, janė tė paafta dhe nuk posedojnė pėr veten e tyre asgjė. Nuk i sjellin vetes as dėm e as dobi, as tė mirėn as tė keqen.


El Latif (I Buti)

Allahu i Lartėsuar thotė: “Tė parėt (e njerėzve) nuk mund ta pėrfshijė Atė, e Ai i pėrfshin tė parėt. Ai ėshtė shumė i kujdesshėm, hollėsisht i njohur.” (En’am, 103)
Ndėr emrat e bukur tė Allahut tė Lartėsuar ėshtė edhe El Latif (I Buti). I Buti i Cili me diturinė e Vet i njeh tė fshehtat dhe jo tė fshehtat. Di atė qė fshehin gjokset, atė ēfarė ka nga farat e fshehura nė tokė. Ėshtė i Buti me tė afėrmit e Tij dhe tė zgjedhurit e Tij, ua lehtėson atyre gjėrat e vėshtira, ua lehtėson tė gjitha gjėrat qė ēojnė nė kėnaqėsinė e Allahut tė Lartėsuar. Ai i ruan nga ēdo shkak dhe metodė qė ēon nė hidhėrimin e Tij, nga forma tė cilat i njohin dhe i dinė dhe nga ato qė nuk i dinė. Ai ua ka pėrcaktuar atyre gjėrat qė i urrejnė, pėrmes tė cilave arrijnė atė qė duan. Ėshtė i Butė ndaj tyre nė gjėrat tė cilat janė jashtė kompetencės sė tyre e nė tė cilat kanė mirėsi dhe shpėtim. Emri El Latif ėshtė i pėrafėrt me domethėniet e emrave El Habir (I Gjithinformuari), Er Reuf (I Dhembshuri) dhe El Kerim (Bujari).
Nga butėsia e Tij ndaj robėrve dhe tė afėrmve tė Vet ėshtė kur dėshiron t’ua plotėsojė mirėsinė, t’i pėrfshijė me bujarinė e Vet, t’i ngrejė nė pozita tė larta dhe t’ua lehtėsojė punėt e lehta e t’ua largojė tė vėshtirėn. Sa e gjerė ėshtė butėsia dhe bujaria e Allahut! Kėtė logjika nuk mund ta kuptojė. Shpeshherė robi dėshiron dhe kėrkon ndonjė prej kėrkesave tė kėsaj bote, si udhėheqje, qeverisje ose ndonjė prej shkaqeve tė dashura e Allahu i Lartėsuar e largon nga ato dhe ato i largon prej tij nga mėshira e Tij pėr tė, nė mėnyrė qė tė mos e dėmtojė nė fenė e vet. Kėshtu qė robi vazhdon tė jetė i pikėlluar nga padituria dhe mosnjohja e Allahut tė Lartėsuar. Sikur tė dinte atė ēfarė ka ruajtur pėr tė nė gajb (fshehtėsitė)- dhe Allahu dėshiron pėr tė tė mirat- do ta falėnderonte Allahun e Lartėsuar pėr kėtė, ngase Allahu ėshtė i mėshirshėm pėr robėrit e Vet, ėshtė i Butė ndaj tė afėrmve tė Vet.
Nė lutjen e transmetuar qėndron: “O Zot, atė qė mė ke furnizuar, tė cilėn e dua, bėje pėr mua forcė pėr atė qė do Ti. Ndėrsa atė qė ke veēuar nga unė dhe unė e dua atė, bėje atė boshllėk pėr mua pėr atė qė do Ti. O Zot, bėhu i butė me ne nė vendimet e Tua, na begato nė Fuqinė Tėnde, qė tė mos duam shpejtimin e asaj qė ke vonuar dhe as vonimin e asaj qė ke shpejtuar!”


El Melik- El Malik- El Meliik (Sunduesi)

Pėr kėtė emėr kemi hadithin tė cilin e shėnon Buhariu: “S’ka sundues pos Allahut tė Lartėsuar.” Gjithashtu fjala e Allahut tė Madhėrishėm: “Nė njė vend tė kėnaqshėm, te Sunduesi i plotfuqishėm (tek Allahu) (Kamer, 55) Gjithashtu: “Ai ėshtė Allahu, qė nuk ka zot tjetėr pėrveē tij, sundues i pėrgjithshėm...” (Hashr, 23)
Sundues ėshtė Ai tė Cilit i zbatohet urdhri gjatė sundimit, ngase jo ēdo sunduesi i zbatohet urdhri nė atė qė posedon. El Melik ėshtė mė i pėrgjithshėm sesa El Malik. Allahu i Lartėsuar ėshtė Malikul Mulk (Pushtetmbajtėsi Absolut), Atij i takon Pushteti. Ai ėshtė cilėsuar me cilėsinė e sundimit e ato janė cilėsi tė madhėshtisė, tė mposhtjes, tė rregullimit. Atij i takon veprimi i pakufizuar nė krijim, nė urdhėrim dhe nė shpėrblim.
E Tij ėshtė e gjithė bota, tė gjithė janė robėr tė Tij, tė gjithė kanė nevojė pėr Tė. Ai ėshtė qė urdhėron dhe ndalon. Ai ėshtė Lartėsues dhe Pėrulės i atij qė do, vepron me robėrit e Vet ashtu siē do, i sjell ata ashtu siē do. Atij i pėrkasin domethėniet e El Melik (Sunduesit), ajo qė meriton nga emrat e bukur, si: Fuqiploti, i Gjithėfuqishmi, i Madhėrishmi, Gjykuesi, i Drejti, Pėrulėsi, Lartėsuesi, Ngritėsi, Nėnshtruesi, Madhėshtori, Fisniku, i madhi, Llogarrimarrėsi, i Nderuari, Mbrojtėsi, i Gjithėlartėsuari, Pushtetmbajtėsi Absolut, Tubuesi dhe emra tė tjerė qė kthehen te domethėniet e emrit El Melik.
 

Husejn Serraxh
7.12.2007


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010