El Xheuad (Bujari)
19.12.2009 14:48:20

I Dėrguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: “Allahu ėshtė Bujar dhe e do bujarinė.” Hadithin e ka nxjerrė Ebu Nuajmi nė Hulije.
El Xheuad (Bujari) pėrfshin bujarinė e pėrgjithshme pėr ēdo krijesė, e mbuloi atė me bujarinė, fisnikėrinė dhe begatitė e llojllojshme.
I veēoi me bujarinė e Tij tė gjithė ata qė kėrkojnė prej Tij, tė mirin, tė keqin, muslimanin, jobesimtarin. Ndaj kush i kėrkon Allahut, Ai i jep atij dhe i pėrgjigjet atij qė i kėrkon, sepse Ai ėshtė Bamirės i Gjithėmėshirshėm.
Ndėrkaq ka pėrfshirė me bujarinė e Tij banorėt e qiellit dhe tė tokės dhe ēdo gjė me tė cilėn begatohen robėrit ajo ėshtė nga ana e Allahut tė Lartėsuar: “Dhe ai ju dha gjithė atė qė e kėrkuat (qė kėrkoi nevoja juaj) (Ibrahim, 34)
Ndaj s’ka krijesė qė vetėm se begatohet me mirėsitė e Tij, mirėpo dallojnė mes tyre varėsisht nga ajo se si ua lehtėson Allahu shkaqet tė cilat ēojnė nė bujarinė e Tij. E, prej mė tė mėdhave ėshtė pėrsosja e adhurimeve tė Allahut tė dukshme e tė padukshme, veprore e tė pasurisė, e gjithė kjo realizohet me pasimin e tė Dėrguarit tė Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė.
E nga Bujaria e Tij e gjerė ėshtė edhe ajo qė ka pėrgatitur pėr robėrit e Tij tė afėrt nė botėn tjetėr, atė qė syri nuk e ka parė, veshi nuk e ka dėgjuar e as qė i ka shkuar dikujt nė mend.

El Hakim (I Urti)
Allahu i Lartėsuar thotė: “Allahu ėshtė i Gjithėdijshėm, ėshtė i Urtė.” (Teube, 28)
Ndaj nuk krijon asgjė kot, e as nuk ligjėson asgjė pa kurrfarė pėrgjegjėsie.
Urtėsia ėshtė vėnie e gjėrave nė vendet e tyre dhe zbritje nė pozitat e tyre.
Ndaj i Urti ėshtė Ai qė ka dituri tė gjerė dhe njeh parimet e ēėshtjeve, fundin e tyre, ėshtė Ai qė i vė gjėrat nė vendet e tyre, kėshtu qė nuk i parashtrohet pyetja e as nuk kundėrshtohet nė urtėsinė e Tij, ndaj i Urti ėshtė Ai qė ka urtėsi tė madhe nė krijim dhe urdhėr, kėshtu qė urtėsia ėshtė dy llojesh:
1) Urtėsia nė krijim: Ai ka krijuar krijesat me tė vėrtetėn dhe ato pėrmbajnė tė vėrtetėn dhe synimi i Tij ka qenė i vėrtetė; ka krijuar krijesat me njė rregull tė pėrkryer, ka bėrė renditjen e tyre dhe ēdo krijese i ka dhėnė formėn qė i takon, madje ēdo pjese tė krijesave dhe ēdo organi prej organeve tė kafshėve i ka dhėnė formėn qė u takon. Kėshtu qė askush nuk sheh nė krijimin e tij mangėsi, ndonjė tė metė, kėshtu qė nėse tubohen tė gjithė nga i pari deri te i fundit qė tė propozojnė si krijimi i tė Gjithėmėshirshmit apo tė pėrafėrt me Tė, si rregulli dhe pėrsosmėria qė Ai ka vėnė nė krijesat e Tij, nuk do tė mundnin. E si do tė kenė mundėsi pėr kėtė?!
2) Urtėsia nė ligjet dhe urdhrat e Tij: Allahu ka vėnė dispozita, ka zbritur librat, ka dėrguar tė Dėrguar, me qėllim qė ta njohin Atė dhe ta adhurojnė, andaj a ka ndonjė urtėsi mė tė madhe se kjo, ndonjė bujari mė tė madhe se kjo? Njohja e Allahut tė Lartėsuar, adhurimi i Tij, sinqeriteti i veprave pėr Tė, falėnderimi dhe lavdėrimi ndaj Tij janė prej dhuratave mė tė mėdha ndaj robėrve tė Tij pėrgjithėsisht, ndėrkaq vlerat mė tė mėdha janė pėr ata qė Allahu i ka begatuar me to e nė tė njėjtėn kohė ėshtė edhe njėri prej shkaqeve pėr arritjen e lumturisė dhe begatisė sė pėrhershme, ndaj po tė mos ekzistonte nė urdhrin dhe ligjet e Tij asgjė mė tepėr se kjo urtėsi e madhe, e cila ėshtė esencė e mirėsisė, e kėnaqėsisė sė plotė, pėr tė janė krijuar krijesat, xheneti, xhehenemi, do tė mjaftonte.

Er Rezak (Furnizuesi)
Allahu i Lartėsuar thotė: “Allahu ėshtė furnizues i madh.” (Dharijat, 58)
“Nuk ka asnjė gjallesė nė tokė qė Allahu tė mos ia ketė garantuar furnizimin e saj.”
(Hud, 6)
Ai ėshtė Furnizues pėr tė gjitha krijesat, ndaj ēdo krijesė nė botė furnizohet me furnizim nga ana e Allahut tė Lartėsuar, i kapluar me bujarinė e Tij.
Furnizimi i Tij ėshtė dy llojesh:
1. Lloji i parė: Furnizim i dobishėm, nė tė cilin nuk ka dyshim dhe nėpėrmjet tij robi arrin kah synimet e larta dhe i cili ėshtė nė duart e tė Dėrguarit tė Allahut me udhėzimin dhe porositė e kėshillat e tij. E, ky gjithashtu ėshtė dy llojesh:
a) Furnizim i zemrės me dituri tė dobishme dhe besim tė drejtė, zemrat s’mund tė pėrmirėsohen e as tė shpėtojnė pėrderisa tė arrijnė nė njohjen e tė vėrtetave tė dobishme dhe synimet e qėlluara, pastaj pajisja me moral tė bukur dhe largimi nga morali i ligė dhe ajo me tė cilėn ka ardhur i Dėrguari i Allahut nė tė dy ēėshtjet ka siguri dhe garanci tė mjaftueshme.
b) Qė Allahu ta furnizojė me hallall (tė lejuarėn) dhe ta largojė nga harami. E, lloji i parė i furnizimit ėshtė synimi kryesor, ndėrkaq ky lloj ėshtė vetėm mjet pėr tė arritur tek i pari, ndaj kur Allahu e furnizon robin e Tij me dituri tė dobishme, besim tė drejtė, risk tė lejuar dhe bindje tė plotė me atė qė i ka dhėnė, me kėtė rast janė plotėsuar gjėrat e tij dhe ėshtė pėrqendruar gjendja e tij fetare dhe trupore dhe pikėrisht pėr kėtė lloj furnizimi kanė ardhur tekstet nė hadithe tė tė Dėrguarit alejhi selam duke e lavdėruar.
2. Lloji i dytė: Ėshtė ofrimi nga ana e Allahut tė Lartėsuar i tė gjitha llojeve tė ushqimeve me tė cilat ushqehen krijesat, tė mirėt dhe tė kėqijtė, tė ngarkuar me obligime e tė tjerėt. Kjo mund tė jetė me hallall apo haram dhe kjo ėshtė ndarje e mospajtimeve nė ēėshtjen se harami (e ndaluara) a emėrtohet si risk (furnizim) apo jo. Nėse kemi pėr qėllim llojin e parė, atėherė risku haram nuk emėrtohet si risk, ngase robi kur kėrkon nga Allahu ta furnizojė, nuk dėshiron vetėm se furnizim tė dobishėm nė fe dhe nė trup. E, nėse kemi pėr qėllim llojin e dytė, ai ėshtė furnizim i pėrgjithshėm, atėherė hyn nė tė, ngase nuk ka krijesė qė Allahu tė mos pėrkujdeset pėr furnizimin e saj. Kėshtu thuhet edhe pėr begatinė, pėr mėshirėn e tė ngjashme me to.


Hus
ejn Serraxh
19.10.2007


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010