Fjalė tė arta -I-
07.01.2010 18:33:21

- Imam ibën Ujejne thotë: “Buzëqeshja është  kurthi i dashurisë, kurse mirësia është gjëja më e lehtë; fytyrë e buzëqeshur dhe fjalë e mirë.”

- Ibën Ujejne thotë: “Para se të bëheshim imamë (dijetarë) qeshnim dhe luanim, por tani kur u bëmë nga ata që pasohemi nuk i shohim të lejuar për ne këto gjëra, për shkak se duhet të ruhemi (pasi janë pasqyrë për të tjerët).”

-Lukman Hakimi i thotë birit të tij: “O biri im! Zgjidhi mexhliset (tubimet) me syrin tend! Kur të shohësh një grup të njerëzve që e përkujtojnë Allahun  ulu me ta , nëse ti je i dijshëm atëherë ty do të bëjë dobi dituria jote e nëse je i padijshëm, atëherë ata do të mësojnë ty. Ndoshta Allahu do t`i  kaplojë ata me mëshirën e Tij dhe ajo mëshirë do të përfshij edhe ty. Kur të shohësh një grup të njerëzve që nuk e përkujtojnë Allahun ne tubim, mos u ul me ta, për shkak se nëse ti je dijetar, atëherë ty nuk do të të bëjë dobi dija jote e nëse je i padijshëm, atëherë ata do ta shtojnë injorancën tënde dhe ndoshta Allahu do t`i godasë ata me dënim, pastaj edhe ty do të godasë dënimi i tyre.”

-Thuhet për urtësinë gjatë ndalimin nga e keqja dhe urdhërimit të së mirës: “Le të jetë urdhërimi yt për të mirë me të mire, kurse ndalesa jote nga e keqja mos të jetë me të keqe.”

- Ali ibën Ebi Talibi thotë: “A dëshironi t’ju tregoj se kush është fakih (i dijshëm) me plotkuptim të fjalës?” Ata thanë po. Ai tha: “Ai njeri që nuk ua humbë shpresën njerëzve nga mëshira e Allahut, ai që nuk  i mërzitë nga begatitë e Allahut dhe ai që nuk i siguron njerëzit nga dënimi i Allahut.”

- Gazaliu përmend një thënie të Sufjanit i cili i ka thënë shokëve te tij: “A e dini ju se çka është butësia?” Ata thanë: “Na thuaj, o Sufjan!” Ai tha: “Vendosja e secilës gjë në vendin e tij, ashpërsinë në vendin e tij, butësinë në vendin e tij, shpatën ne vendin e tij dhe kamxhikun në vendin e tij.”

Përgatiti: Alaudin Abazi

19.01.2007


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010