Llogaritja e vetvetes
07.01.2010 18:25:12

Bërja e llogarive me vetveten është e rëndësishme për mirëmbajtjen dhe përtëritjen e imanit, siç thotë Allahu xh.sh.:
"O ju që besuat, kini parasysh frikën ndaj Allahut dhe le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër." (El-Hashër, 18)
Omer ibn Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: "Llogariteni veten tuaj para se të llogariteni."
Ndërsa El-Basriu ka thënë: "Nuk do të takosh ndonjë besimtar që të mos e llogarisë vetveten."
Mejmun ibn Mihrani ka thënë: "Me të vërtetë ata që i frikësohen Allahut e llogarisin veten e tyre me një rigorozitet më të madh sesa partnerët që janë koprracë në punë."
Me të vërtetë mosllogaritja e vetvetes është shkak që njeriu të zhytet edhe më shumë në mëkate. Edhe jobesimtarët kënaqen me jetën e kësaj bote duke mos llogaritur se një ditë do të dalin para Allahut xh.sh.. Allahu xh.sh. thotë: “Ata ishin që nuk pritnin se do të japin llogari.” (En-Nebe 27)
Ibn Kajimi thotë: "Shkatërrimi i shpirtit vjen si pasojë e lënies pas dore të vetëllogaritjes, duke u pajtuar me kërkesat dhe ndjekjen e epsheve.“
Prandaj muslimani patjetër duhet të gjejë kohë për t’u vetmuar me vetveten dhe të shikojë se ku gjendet dhe çka ka përgatitur për të nesërmen (Ditën e Gjykimit).

Përktheu dhe përshtati: Eroll Nesimi
21.3.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010