Porosi nga të parët dhe të fundit
07.01.2010 18:24:16

Ka thënë dijetari i njohur Muhamed ibn Uthejmin, Allahu e mëshiroftë: “Transmetohet prej Omer ibn Hatabit se ka lënë një fjalë shumë shumë të dobishme: “Kush punon një punë e në të ka bereqet, le ta vazhdojë atë.”

Kjo do të thotë se nëse një njeri punon një punë (vepër), sado të madhe apo të vogël, mirëpo Allahu i ka dhënë bereqet (të mira) në atë punë, ai duhet të vazhdojë dhe ta punojë atë.

Ka thënë Malik ibn Dinari: “Me një njeri që ulesh dhe nuk përfiton diçka prej tij, largohu nga ai pa marrë parasysh se kush është.”

Ka thënë Abid Ahmed ibn Harbi: “E kam adhuruar Allahun pesëdhjetë vite e nuk kam mundur ta shijoj ëmbëlsirën e adhurimit përderisa i lashë tri gjëra:
• kur lashë kënaqësinë e njerëzve, shijova ëmbëlsirën e të shprehurit dhe të thënies së hakut (të vërtetës);
• kur lashë shoqërimin e njerëzve të këqij, gjeta shoqërinë e mirë edukuese;
• kur lashë kënaqësinë e kësaj bote, gjeta ëmbëlsirën e ahiretit.

Ka thënë Ebu Derda, Allahu qoftë i kënaqur me të: “Kur ta kujtosh vdekjen, radhite veten prej të parëve.”

Ka thënë Ebu Sulejman ed-Daranij: “Kush merret me vetveten e tij nuk ka kohë të merret me të tjerët.”

Ka thënë Imam Ahmed ibn Hanbeli: “Nëse dëshiron që Allahu të të japë atë që ti dëshiron, vepro atë që Ai kërkon.”

Është pyetur Ahmed ibn Hanbeli: “Sa është larg Arshi i Allahut prej nesh?” Tha: “Një dua e sinqertë nga një zemër e sinqertë!”


Përktheu: Eroll Rexhepi
18.4.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam për biznesmenë dhe tregtarë! Ligjërata nga hoxhallarë eminent.

Dëgjo Kur'an

Sample image
Dëgjo Kur'an me titrim në Gjuhën Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Për ty motër

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive për gjininë femërore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dërgoni në: pyetje@klubikulturor.com



Të gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010