Sprova e pasurisė
04.01.2010 21:26:40

Allahu i Madhëruar në Kuran thotë: “Ata që nuk besuan dhe vdiqën si mosbesimtarë, asnjërit prej tyre nuk do t'i pranohet për kompensim, qoftë edhe plot faqen e dheut ari. Ata i pret një dënim i dhimbshëm dhe për ta nuk ka ndihmëtarë.” (Suretu Ali Imran: 91)

Në hadithin kudsi që transmeton Muslimi, ku Allahu i Madhëruar u drejtohet robërve të Tij, thuhet: “O robërit e Mi, të gjithë jeni të humbur përveç atij që unë e udhëzoj. Kërkoni dhe vetëm prej meje kërkoni udhëzim, do t’ju udhëzoj.” Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që ne ta kërkojmë udhëzimin nga Ai dhe që ne ta ndjekim rrugën e Tij për të shpëtuar në këtë botë dhe në botën tjetër.

Por gjithsesi njeriu gjatë kësaj jete do të hasë në shumë sprova në rrugën e tij drejt Allahut dhe botës tjetër e një ndër to dhe më e madhja është sprova e pasurisë.

Ndodh që pasuria njeriun ta pengojë nga rruga e Allahut deri në atë masë saqë ta bëjë ta mohojë besimin në Allahun e Lartësuar e të vdes ashtu si qafir, duke qenë përgjithmonë në ferr. Ne do t’ju sjellim një rrëfim shumë interesant se si pasuria mund të jetë pengesë ndaj udhëzimit në rrugën e Allahut të Lartësuar. Duke u bazuar në fjalën e Allahut të Lartësuar, që në Kuran thotë: “Ti rrëfeji tregimet (umetit tënd), në mënyrë që ata të mendojnë.” (Suretu Araf: 176)

Më poshtë do të lexoni tregimin mbi poetin më të madh arab në kohën e Muhamedit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të.


Ashij bin Kajsi


Ashij bin Kajsi ishte ndër poetët më të mëdhenj arabë të asaj kohe në Nexhd. Posa dëgjoi për paraqitjen e Muhamedit si Pejgamber, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, përgatiti devenë e tij dhe me padurim u nis nga Jemamja (vend ky në kryeqytetin e Arabisë Saudite) drejt Medinës duke synuar që të takonte Muhamedin, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, me dëshirën e flaktë që ta pranojë Islamin.

Gjatë rrugës së tij të gjatë kishte thurur vargje mjaft interesante mbi Muhamedin, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, duke përsëritur këto vargje:

Vazhdoj të kaloj shkretëtirat e malet

e në zemër kam mall që ta takoj Muhamedin, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të,
me dëshirë për fenë islame
dhe me distancim nga adhurimi i idhujve.

Por fatkeqësisht, pak para se të mbërrinte në Medinë, e ndalën disa nga mushrikët dhe e pyetën se për nga ishte nisur. Ai u tregoi se ishte nisur që të takonte Muhamedin, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, për ta pranuar Islamin.

Mushrikët u frikësuan se mos ky poet me famë të madhe do të pranonte Islamin dhe me vjershat e tij do ta përhapte në vendin e tij e do ta ndihmonte Muhamedin, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, duke e ditur se çfarë u kishte bërë një poet i vetëm, Hasan bin Thabiti, Allahu qoftë i kënaqur me të, me poezitë e tij të mrekullueshme. E si do të ishte puna sikur ky poet me famë aq të madhe tek arabët të pranonte Islamin? Në atë kohë rolin kryesor të propagandës e luante poezia.
Ata i thanë: “O Ashij, feja e etërve të tu është më e mirë për ty sesa Islami!”

Ashij ua ktheu: “Jo, assesi nuk është si thoni ju, pasi feja e Muhamedit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, është e vetmja fe e vërtetë.”

I thanë: “O Ashij, po ai ndalon prostitucionin...

Ashij: “Unë jam njeri i moshuar e nuk kam nevojë për gra.”

I thanë: “Po ai ndalon alkoolin.”

Ashij: “Alkooli humb mendjen dhe poshtëron burrat, nuk kam nevojë për të.”

Kur e panë vendosmërinë e tij për Islam, i thanë: “Do të të japim 100 deve vetëm që të kthehesh në vendin tënd e ta lësh Islamin.”

Tha: “E sa i përket pasurisë, po pranoj. Do të kthehem.”

I dhanë atij 100 deve dhe ai u kthye për në vendin e tij duke pranuar që të jetojë si jobesimtar. Pak para se të mbërrinte në vendlindje, u rrëzua nga deveja, theu qafen dhe vdiq. Allahu i Lartësuar në Kuran thotë: “Këtë (dënim të madh) ngase ata më tepër e deshën jetën e kësaj bote se sa jetën e botës tjetër, e Allahu nuk udhëzon njerëzit jobesimtarë.”  (Suretu E-Nahel: 109)

Allahu na ruajttë nga sprova e pasurisë!

E, nëse na dhuron pasuri, e bëftë që atë ta kemi në duart tona e jo në zemrat tona!


Përktheu: Hevzi Kadriu


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010