Bindjuni Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij
01.01.2010 12:40:23

Allahu i Lartësuar thotë: "O besimtarë! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja. Nëse nuk pajtoheni në ndonjë gjë, drejtojuni Allahut dhe të Dërguarit, nëse besoni Allahun dhe Ditën e Kiametit. Kjo për ju është më e mira dhe shpjegimi më i bukur." (Nisa, 59)

Sa i përket konceptit të bindjes do të ndalemi te shkaku i zbritjes së këtij ajeti në mënyrë që të kuptojmë qëllimin e tij. Librat e komentimit të Kuranit theksojnë një sërë transmetimesh lidhur me zbritjen e këtij ajeti, por përgjithësisht mund t'i përmbledhim këto:

1-     Siç transmetohet në Sahihun e Buhariut dhe Muslimit nga ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur prej të dytë, fjala e Allahut të Lartësuar: "Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja." ka zbritur për Abdullah b. Hudhafe kur i Dërguari i Allahut, paqja e Zotit qoftë mbi të, e dërgoi në një ekspeditë. Kështu thuhet në transmetimin e Sahihut të Buhariut shkurtimisht.

2-     Gjithashtu transmetohet nga Aliu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë se i Dërguari i Allahut dërgoi një ekspeditë, caktoi një burrë prej ensarëve dhe i  urdhëroi t’i binden atij. Ai u hidhërua dhe tha: "A nuk ju ka urdhëruar i Dërguari i Allahut të më bindeni?" I thanë: "Po, gjithsesi. Tha: "Grumbulloni drutë dhe ata i grumbulluan. Tha: "Ndizni zjarrin" dhe ata e ndezën zjarrin. Ai u tha: "Hyni në të dhe deshën të hyjnë. Ai u qetësua kur kuptoi i Dërguari për këtë tha: "Sikur të kishin hyrë në të nuk do të dilnin prej zjarrit deri në Ditën e Kiametit. Por dëgjueshmëria duhet të tregohet në atë që është e rregullt dhe e mirë." Ky transmetim e shpjegon atë që e ka përgjithësuar transmetimi i mësipërm.

Shkurtimisht këto janë shkaqet për zbritjen e këtij ajeti dhe bazuar mbi këtë themi se bindja dhe dëgjueshmëria e urdhëruar ndaj udhëheqësve dhe atyre që drejtojnë punët në këtë ajet ka për qëllim dëgjueshmërinë dhe bindjen në gjëra që janë të mira dhe të rregullta. Aliu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: "Prijësi është i obliguar të gjykojë me drejtësi dhe ta kryejë amanetin e vet, ndërsa kur ta bëjë këtë masa është e obliguar ta dëgjojë dhe ti bindet" Shënon Ibn Ebi Shejbeh në Musanef.

Kanë ardhur edhe hadithe të shumta të sakta sa i përket obligimit të dëgjueshmërisë ndaj prijësve në gjëra që janë të mira dhe se nuk ka dëgjueshmëri ndaj krijesës duke i bërë mëkat Allahut të Lartësuar. Prej këtyre haditheve është edhe ky në të cilin i Dërguari i Allahut thotë: "Dëgjimi dhe bindja është hak përderisa nuk urdhërohet për mëkat, ndërsa nëse urdhërohet për mëkat atëherë nuk ka dëgjim e as bindje." Buhariu dhe Muslimi.

Prijësit sipas pikëpamjes së sheriatit janë një grup i caktuar, ata janë shembulli, modeli dhe udhëheqësit e umetit. Ata janë të besuarit e umetit në fenë e tyre dhe në interesat e tyre. Të dijshmit konsiderohen prej prijësve dhe prej atyre që drejtojnë punët, gjykatësit gjithashtu janë prej tyre.

Ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë, në këtë kontekst thotë: "Prijësit dëgjohen dhe respektohen nëse urdhërojnë sipas dijes. Bindja ndaj tyre është e varur me bindjen ndaj dijetarëve. Bindja duhet të jetë në gjëra të mira e të ligjshme dhe sipas asaj që obligon dija. Ashtu siç bindja ndaj dijetarëve është e varur ndaj bindjes ndaj të Dërguarit, bindja ndaj prijësve është e varur me bindjen ndaj dijetarëve. Andaj mirësia e botës qëndron në mirësinë e këtyre dy grupeve të njerëzve ndërsa prishja e botës në prishjen e tyre, ashtu siç kanë thënë disa prej të parëve: "Dy grupe njerëzish nëse përmirësohen do të përmirësohen edhe njerëzit ndërsa nëse ata prishen, prishen edhe njerëzit, ata janë prijësit dhe dijetarët."

 

Përgatiti: Almedin Ejupi


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010