Mjekra ime akoma nuk ka dalė e plotė
21.12.2009 19:42:21

Pyetja:

Es-selamu alejkum! Allahu ju shpėrbleftė pėr punėn qė po bėni! Kisha njė pyetje.
Unė jam 18-vjeēar dhe kam dėshirė tė lė mjekėr, por mjekra ime akoma nuk ka dalė e plotė (ka vende qė nuk ėshtė rritur mirė). E unė kam dėgjuar njė ligjėratė tė njė hoxhe, (shumė tė pėrgatitur), qė thoshte se mjekra pėr besimtarin duhet tė jetė zbukurim dhe se besimtari duhet tė kujdeset pėr mjekrėn e tij. Ai, duke cituar shumė dijetarė tė mėdhenj, si pėr shembull Ebu Hurejrėn r.a. e disa tė tjerė, qė nuk po i pėrmend sepse s’jam i sigurt, kanė thėnė se nėse njė qime e mjekrės rritet keq, atėherė muslimani duhet ta heqė atė qime (pėr tė mos ia prishur bukurinė dhe pėr tė mos ua neveritur tė tjerėve, por tė jetė shembull pėr ta).Tani unė kam dyshim se nėse dua qė mjekra tė mė shpeshtohet, atėherė duhet ta rruaj, po rruajtja e saj ėshtė haram e doja tė pyesja se ēfarė tė veproj nė kėtė rast.
 

Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Nuk e kemi parasysh se ēfarė ka pėrcjellė hoxha nga Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, dhe tė tjerėt nė lidhje me shkurtimin e mjekrės ose ndoshta edhe ju e keni keqkuptuar, por ne do tė sjellim atė qė pėrcillet nga disa sahabė dhe dijetarė tė hershėm nė lidhje me shkurtimin e mjekrės.

- Fillimisht ajo qė pėrcillet nė lidhje me mjekrėn nga Ebu Hurejra, Ibėn Omeri dhe disa sahabė tė tjerė ėshtė se nėse ajo ėshtė zgjatur shumė, ata kanė shkurtuar atė qė ka tejkaluar grushtin e dorės, posaēėrisht gjatė kohės sė haxhit dhe umres1.

-
Gjithashtu, pėrcillet nga disa tabiinė tė vjetėr, sikurse Shabiu, Ibėn Sirini, etj., qė kanė lejuar shkurtimi e mjekrės nė formėn si e kanė praktikuar disa shokė tė Muhamedit, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė2.

- Nxėnėsi i Imam Malikut, Ibėn Kasimi, vėrteton se edhe Imam Maliku e ka lejuar shkurtimin e atyre qimeve tė mjekrės qė zgjaten pa rregull.

- Ndėrsa nxėnėsi i njohur i Imam Ebu Hanifes, Muhamed Ibėn Haseni, pėrcjell hadithin nga Ebu Hanifja, se Abdullah Ibėn Omeri e kapte me grusht mjekrėn dhe i shkurtonte ato qime qė zgjateshin poshtė grushtit. Ai (Muhamed Ibėn Haseni) pas pėrcjelljes sė kėtij hadithi ka thėnė: “Kėtė mendim ne e marrim dhe ky ėshtė qėndrimi i Ebu Hanifes.3”

- Po ashtu edhe Neveviu, edhe pse e pėrzgjedh mendimin se mjekra nuk duhet tė shkurtohet fare, pėrcjell qėndrimin e shumicės sė dijetarėve, ndėr ta edhe tė Imam Gazaliut, se ka thėnė qė nėse mjekra rritet tej mase dhe e prish dukjen, ajo mund tė shkurtohet, por me kusht qė mos ta shkurtojė shumė dhe tėrėsisht4.

- Ibėn Tejmije thotė: “Nė lidhje me mjekrėn, ajo duhet tė lihet, por nėse merr prej saj ēfarė kalon grushtin, nuk urrehet kjo, ashtu siē vėrtetohet nga Ibėn Omeri. Gjithashtu nė kėtė hyn edhe nėse shkurton qimet tė cilat kanė dalė fije tė pėrhapura (tė zgjatura pa rregull).5”

Kėto thėnie qė pėrcollėm janė disa citate tė sahabėve, tė tabiinėve dhe tė dijetarėve tė vjetėr, nga tė cilat nėnkuptojmė se ata kanė lejuar tė shkurtohet mjekra dhe ky ėshtė mendim i shumicės sė fukahave. Por kėtu duhet tė kuptojmė se dijetarėt e vjetėr, tė cilėt e kanė lejuar shkurtimin e mjekrės, kėtė e kanė lejuar vetėm nė dy raste:

- Nėse mjekra rritet shumė, atėherė shkurtohet ēfarė e tejkalon grushtin e dorės.
- Nėse disa qime tė mjekrės dalin si fije dhe rriten mė shumė seē ėshtė rritur mjekra nė pėrgjithėsi, atėherė ato qime lejohet tė barazohen me mjekrėn.

Pasi kuptuam kėtė, themi se nuk ėshtė i saktė ndonjė pretendim tjetėr se Ebu Hurejra apo dikush nga sahabėt apo edhe nga dijetarėt e mėdhenj tė vjetėr tė kenė thėnė se mjekra mund tė shkurtohet shumė, ashtu siē ėshtė bėrė shprehi nė kohėn tonė. Prandaj, ēdo pretendim se nga mirėmbajtja dhe zbukurimi i mjekrės ėshtė qė ajo tė shkurtohet vetėm sa t’i thuhet mjekėr dhe se kėshtu duhet tė veprohet, kjo e tėra nuk ka mbėshtetje as nė thėniet e sahabėve e as nė thėniet e dijetarėve tė tė gjitha medhhebeve. Ėshtė e mundur qė disa, duke u munduar tė jenė mė bindės nė mendimet dhe idetė e tyre, tė sjellin konkluza dhe thėnie qė dėgjuesi tė kuptojė se kėto janė thėnie tė ulemave tė vjetėr apo edhe tė sahabėve, por e sakta ėshtė se thėnie pėr shkurtimin e mjekrės qė pėrcillen nga kėta janė vetėm tė kėtilla, siē i pėrmendėm mė lart.

Gjithashtu duhet tė kuptojmė edhe atė se bukuria dhe zbukurimi i cili synohet nga besimtari ėshtė zbukurimi nė pėrputhje me dispozitat islame e jo ajo qė preferojnė mendjet e njerėzve dhe shija e atyre qė janė ndikuar nga rrethanat e kohės. Me fjalė tė tjera, nuk mund tė jetė forma e mjekrės e bukur nė kohėn e Muhamedit, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, e nė kohėn tonė tė konsiderohet e shėmtuar apo e shthurur dhe anasjelltas. Sido qė tė jetė dalja e mjekrės, ajo dallon prej njėrit nga tjetri dhe te disa ėshtė mė e shpeshtė, te disa mė e rrallė, pastaj te disa mund tė dalė vetėm poshtė gojės e tė mos dalė nė faqe dhe kėshtu me radhė. Prandaj pėrcaktimi se kjo mjekėr ėshtė e bukur dhe kjo e shėmtuar nuk duhet tė jenė logjika dhe shija e caktuar e disa njerėzve, por mundohuni qė t’i pėrmbaheni rrugės sė tė Dėrguarit tuaj, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, pasi nė kėtė ėshtė shpėtimi dhe lumturia.

 

Alaudin Abazi
26.4.2009


1 Shėnon Ebu Davud dhe tė tjerėt, shih: “Sahih Ebi Davud” hadithi nr: 2041.
2 “El Mexhmu”, vėll.1, f. 343.
3 “El- Athar”, f. 900.
4 “El Mexhmu”, vėll.1, f. 343.
5 “Sherhu Umde”, vėll.1, f.236.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010