A lejohet t'i lihet fėmijės emri Diar apo Dijar?
21.12.2009 19:33:42

Pyetja:

A lejohet t'i lihet fėmijės emri Diar apo Dijar dhe a ka mundėsi tė tregoni diēka mė shumė rreth emėrtimit tė fėmijėve?

Pėrgjigja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Nga pyetjet e lexuesve pėrsėritet disa herė pyetja rreth emrave, qoftė pėr emrat e tyre personalė, qoftė pėr emrat qė i kanė dėgjuar dhe u pėlqejnė, prandaj edhe dėshirojnė tė dinė domethėnien e tyre. Me kėtė rast do tė bėjmė njė sqarim rreth emrave dhe se me ēfarė kritere bėhet emėrtimi i fėmijėve nga kėndvėshtrimi Islam.

Ėshtė e vėrtetuar se udhėzimi i Profetit (salallahu alejhi ue selem) ka qenė se ai i donte emrat qė kishin domethėnie tė mirė dhe urrente emrat qė kishin domethėnie tė keqe. Ai (Bekimi dhe paqja qofshin mbi tė!) gjithashtu, sqaroi edhe pėr emrat e dashura tek Allahu i Lartėsuar dhe ato tė urryera. Nė njė hadith thotė: “Emrat mė tė dashura tek Allahu i Lartėsuar janė Abdullah dhe Abdurrahman, mė tė sinqertat janė: Harith dhe Humam, kurse mė tė shėmtuarat tek Ai janė: Harb dhe Murre.”[1]

Gjithashtu, Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) tregon se emrat mė tė poshtėruara dhe mė tė kėqija, janė emrat me tė cilat i bėhet shirk Allahut tė Lartėsuar. Ai thotė nė njė hadith tė saktė qė e transmeton Buhariu dhe Muslimi: “Vėrtet emri mė i poshtėruar tek Allahu i Lartėsuar ėshtė qė njeriu tė quhet Melikul-emlak (Sunues i tė gjithė sunduesve)” Ibėn Ebi Shejbe nė transmetimin e tij i shton kėtij hadithi edhe kėtė pjesė: “Nuk ka sundues absolut, pėrveē Allahut tė Lartėmadhėruar”

Nga tradita e Resulullahut (salallahu alejhi ue selem) ka qenė se ai i ndryshonte emrat qė kanė nė tė domethėnie mėkati, shirku apo edhe preference (tezkije) tė tepruar.

Ibėn Kajimi nė librin “Zadul mead” tregon se si e ndryshoi emrin Asije[2] (Mėkatare) nė Xhemile (e bukur). Gjithashtu Ebu Daudi tregon se si Resulullahu e ndėrroi emrin Harb (luftė) nė Silmė (Paqė). Pastaj transmetohet se ai ka ndryshuar edhe kėto emra: El As (mėkatarė), Shejtan (djall), Gurab (korb), etj.  

 Nga kjo qė u tha deri mė tani, kuptuam se nė Islam janė tė lejuar emrat qė kanė kuptim tė mirė dhe ndalohen emrat qė kanė kuptim tė shirkut, mėkatit apo emrat qė kanė kuptime tė shėmtuara.

Nuk ėshtė kusht qė emrat tė jenė nė gjuhen arabe, por lejohet tė jenė edhe nė gjuhė tė tjera. Prandaj, me kėtė rast, i kėshillojmė ata vėllezėr dhe motra qė e kanė emrin nė gjuhėn shqipe dhe emri i tyre ka domethėnie tė mirė si: Besnik, Bujar, Dorlir, Vlera, etj, mos ta ndryshojnė pasi nė kėtė nuk ka kurrfarė preferimi.

Gjithashtu, nuk ėshtė kusht qė emri tė jetė i shkruar nė Kuran apo i pėrmendur nė hadithe, ashtu si mendojnė disa. Me rėndėsi ėshtė qė emri tė ketė domethėnie tė mirė.

Kurse sa i pėrket emrit Dijar apo Diar, lejohet t`i lihet fėmijės ky emėr, kurse domethėnia e tij nė gjuhėn arabe ėshtė Vendlindje, por nuk besoj se ky emėr e ka prejardhjen nga arabėt, pasi nuk ėshtė e njohur tek ata emėrtimi me kėtė. Ky emėr mė shumė ėshtė i pėrhapur te turqit dhe ata emėrtojnė me tė, kurse domethėnia e tij nė gjuhėn turke ėshtė Shtet. Allahu e di mė sė miri.


Alaudin Abazi

17.10.2006


[1] Abdullah – Rob i Allahut; Abdurrahman-Rob i Mėshiruesit; Harith- Njeri i cili ėshtė punėtor dhe realizues (fitimtar); Humam- Njeri qė ka ambicie tė larta; Harb- Luftė; Murre- i hidhur, (Hadithi nga disa muhadithinė ėshtė i cilėsuar hasen, transmetoi Ebu Daudi, Bejhakiu dhe tė tjerėt).

[2] Asije; kėtu ėshtė pėr qėllim emri qė fillon me bashkėtingėlloren arabe (ajn)     عاصية, ع pasi ajo do tė thotė “mėkatare”, pėr dallim nga emri  i cili fillon me zanoren elif,  آسيا  qė ėshtė emri i gruas sė faraonit, kjo e ka pranuar Islamin, ndėrsa emėrtimi me kėtė ėshtė i lejuar.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010