Si t'ia bėj qė mos tė hyjnė nė lojė edhe zemrat?
21.12.2009 19:29:21

Pyetja:

Hoxhė i nderuar!

Unė jam martuar qė para 5 muajsh. Kam njė grua besimtare, elhamdulilah. Nė shumė libra, tema dhe kėshilla islame unė kam hasur duke thėnė se problemet janė normale dhe pjesė e jetės. Hoxhė, mė trego se cilat nga problemet t'i konsideroj normale (kėtė pyes meqė pėr to mos tė bėj edhe "hallakame")? Kohėve tė fundit shumė shpesh po kemi (kam) probleme dhe janė acaruar marrėdhėniet goxha. Unė e kam princip qė i pari tė shtrij dorėn dhe tė fal, kur e shoh qė kjo ėshtė zgjidhja. (Por kėshtu nga natyra ime jam shumė temperament, por kėrkoj falje pa asnjė pengesė, kur e shoh se kam gabuar). Halli im kryesor ėshtė se unė kam frikė se mos na janė pėrēarė edhe zemrat; kjo mė brengos. Ju lutem, mė tregoni si t’ia bėj qė nė kėto mospajtime dhe probleme mos "tė hyjnė nė lojė edhe zemrat", sepse unė tek nusja po vėrej pesimizėm dhe ftohje. Ju lutem, pėrgjigjuni sa mė shpejtė tė keni mundėsi! Allahu ju shpėrbleftė!

Pėrgjigja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Sė pari, ju urojmė martesėn dhe lusim Allahun e Lartėsuar ta zbres bekimin e Tij mbi juve tė dy, mbi pasardhėsit tuaj dhe ta bėjė bashkimin tuaj nė tė mirė! Gjithashtu, lusim Krijuesin tonė tė na ndihmojė nė pėrkujtimin e Tij, falėnderimin e Tij dhe nė adhurimin e sinqertė ndaj Tij!

Vėlla i nderuar!

Periudha fillestare e martesės ėshtė njė risi e njėjtė si ēdo periudhė e re qė ndodh nė jetėn tonė, sikurse kur njeriu transferohet nė ndonjė vendbanim tė ri, hynė nė ndonjė punė tė re, regjistrohet nė ndonjė shkollė tė re, etj. Prandaj, kur njeriu martohet, natyrisht jeta e tij ngjyroset me disa risi, pėr tė cilat nevojitet kohė tė mėsohet me to. Njeriu me aktin e martesės e pėrmbush njė zbrazėtirė pėr tė cilėn ka nevojė. Ai me kėtė e pėrzgjedh bashkėshorten, partneren, nėnėn e fėmijėve, pasardhėsve tė tij, me tė cilėn do ta kalojė pjesėn e mbetur tė jetės, e, gjithashtu, edhe vajza e bėn tė njėjtėn gjė.

Periudha e parė e martesės ėshtė periudha e njohjes sė ndėrsjellėt, kėmbimit tė dashurisė, respektit, pėrgjegjėsisė dhe mirėkuptimit. Kjo e tėra arrihet si duhet, vetėm atėherė kur e kemi parasysh realitetin se si ka dashur Allahu i Lartėsuar t`i krijojė njerėzit. Ajo ėshtė se urtėsia e Allahut ishte qė njerėzit tė ndryshojnė nga njėri-tjetri, nė sjellje, natyrshmėri, mendjemprehtėsi, hidhėrim, durim, mirėsi, kokėfortėsi, etj. Gjithashtu, i suksesshėm do tė jetė edhe ai qė kupton se nė kėtė botė nuk ka pasur dhe nuk do tė ketė person njėqind pėr qind me tė gjitha tė mirat, pasi pėrsosmėria i takon vetėm Allahut tė Lartmadhėruar. Natyra e njeriut ėshtė se ai plotėsohet nė njė aspekt, mbetet i mangėt nė tjetrin dhe kėshtu me radhė. Ky ligj dhe natyrshmėri ėshtė i njėjtė te tė gjithė njerėzit, meshkuj dhe femra.

Vėlla i dashur! Dije se gruaja ėshtė prehje pėr burrin dhe se nuk ka qetėsi pėr gruan vetėm se me burrin e saj, ashtu si nuk ka lumturi pėr burrin vetėm se duke qenė pranė gruas sė tij, qė tė qetėsohet tek ajo.

Ju duhet tė kuptoni se situata e gruas suaj ėshtė mė e komplikuar se qė ju mund ta paramendoni, pasi ajo tani gjendet nė njė mes ku shumė gjėra, qė ndoshta pėr ty janė nga mė tė zakonshmet, pėr tė janė tė panjohura e nuk gaboj tė them edhe tė huaja. E them kėtė duke e pasur parasysh se nė disa gjėra, nga mė tė thjeshtat, dallojnė familjet nga njėra-tjetra, qoftė nė kohėn apo mėnyrėn e ushqimit, frekuentimit apo mos frekuentimit tė mysafirėve, forma e rregullimit tė dhomave, etj.

Pastaj ajo, padyshim, nė kėtė mes ndjen nevojė pėr anėtarėt e familjes sė saj, nostalgji pėr ditėt kur ka qenė vajzė, e lirė pa pėrgjegjėsi.

Ajo qė e ndėrlikon situatėn ėshtė edhe planifikimet apo nuk gaboj nėse them ėndrrat qė i ka gruaja para martese. Ėshtė shumė e mundur tė mos realizohen shumė nga ato.

Tė gjitha kėto ndikojnė qė ajo tė ndjejė kohė pas kohe ftohje e pesimizėm, posaēėrisht nėse e ka pranė edhe burrin, i cili nuk mundohet t’i ndihmojė nė tejkalimin e kėtyre ndjenjave.

Prandaj roli juaj ėshtė mjaft i rėndėsishėm, mundohuni tė jeni ai tek i cili gruaja juaj mund tė gjejė veten, qetėsohet dhe inkurajohet pėr suksese dhe optimizėm.

Pėr ta konkretizuar kėshillėn themi se ju duhet tė jeni mė zemėrgjerė dhe mos i imtėsoni tė gjitha gjėrat, mos i zmadhoni mospajtimet ekzistuese tė cilat janė normale te tė gjithė bashkėshortėt, por mundohuni t`i shprehni qėndrimet dhe mendimet tuaja thjesht duke lėnė vend pėr kompromis.

Problemi tė cilėn ju duhet ta pėrmirėsoni nė vete ėshtė tė jeni mė mendjemprehtė, tė qetė, pasi si shpreheni edhe ju nga temperamenti juaj reagoni shumė shpejt nė mospajtimet apo ndryshimet ekzistuese ndėrmjet jush. Kjo e bėn nusen tuaj ta ndiejė veten keq, pasi femra pėr nga natyra ėshtė mė e ndjeshme dhe shumė gjėra qė pėr mashkullin nuk kanė kurrfarė domethėnie, tek ajo lėnė indikacione afatgjata.

Urdhri mė i potencuar nė Kuran pėr burrin nė marrėdhėniet bashkėshortore ėshtė qė ai ta bashkėjetoj gruan me mirėsjellje. Pastaj ēėshtja e dashurisė apo mos dashurisė ėshtė njė ēėshtje relative dhe e ndryshueshme, pra mund tė mangėsohet dhe shtohet. Pėr kėtė edhe Allahu i Lartėsuar thotė: “...Bashkėjetoni me tė mirė ato (gratė). Nėse i urreni ato, ėshtė e mundur qė ju tė urren diēka e Allahu t`ju sigurojė nga ajo shumė tė mira.” (Nisa, 19) Qė nėnkupton tejkalimi i situatave duke u gjetur atyre zgjidhje dhe mirėsjellja janė nga potenciuesit kryesor tė lindjes sė dashurisė.

Pėr mos t’u zgjeruar shumė themi se problemi juaj ėshtė njė problem qė shumė lehtė mund tė zgjidhet vetėm se me njė logjikė tė qėlluar dhe me iniciativa konkrete.

Definitivisht e theksojmė se duhet ta keni parasysh atė qė e cekėm mė lartė se ēdonjėri ka disa cilėsi tė mira dhe disa tė tjera negative. Ju assesi mos u koncentroni nė anėt negative, por kini parasysh cilėsitė e mira, kapuni pėr to, kur tė bisedoni me nusen flisni pėr to, lavdėrojeni atė dhe mundohuni t`i kultivoni ato cilėsi pozitive, kurse pėr negativitetet bėni durim dhe nevojitet kohė qė ato tė mėnjanohen.

Tė rikujtoj me halifen e muslimanėve, Umerin (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!), i cili nė njė rast kur fliste pėr gruan e tij dhe e lavdėronte atė, duke i pėrmendur cilėsitė e mira qė i ka, nė fund tha: “Nėse e urrej ndonjė sjellje (tė keqe) tek ajo e zėvendėsoj atė urrejtje duke shikuar ndonjė sjellje tė mirė tek ajo.” 

Pasi nė letrėn tuaj nuk konkretizuat ndonjė problem me tė cilėn je ballafaquar, pėr tė qenė mė afėr zgjidhjes sė problemit do tė pėrmendim njė tė mundshėm.

Tė themi se gruaja mund tė jetė kokėforte, nuk pranon kėshillat apo paramendon se ju e shpėrfillni atė nuk e respektoni, etj. Kėto janė probleme tė cilat nėse dėshirojmė ta zgjidhim duhet t`i qasemi nė formė tė qėlluar, pėrndryshe do tė dėshtojmė. Gjithashtu, duhet tė kuptojmė se problemet e tilla nuk zgjidhen sa ēel e mbyll sytė, por duhet njė kohė dhe forma tė ndryshme tė intervenimeve. Qė do tė thotė se njė problem mund tė ketė disa zgjidhje dhe ju duhet tė tentoni disa herė derisa ta gjeni formėn e qėlluar.

Pėr tė zgjidhur kėto probleme ēfarė duhet tė ndėrmarrėsh:

Tė tregosh interesim mė tė theksuar ndaj saj.

T`ia shprehėsh mė shpesh atė ēfarė ndien ndaj saj.

Ti shkruash ndonjė fjalė tė ėmbėl, qoftė nė letėr apo t`i dėrgosh nė mesazh.

Kur tė kthehesh nė shtėpi t`i sjellėsh lule, apo dhuratė.

Tė planifikosh shėtitje njėditore nė ndonjė vend dhe kjo tė bėhet nė formė befasie?

Forma tė tilla tė veprimeve tuaja e bėjnė gruan tė ndryshojė qėndrimin ndaj mendimeve pesimiste qė i sillen nė kokė. Dhe kjo e bėnė qė edhe ajo tė ndryshojė sjelljen.

Prandaj nėse vėreni te gruaja ftohje dhe pesimizėm, atėherė dijeni se ajo ka nevojė pėr diēka tė re t’i ndodhė dhe kėshtu arrihet tė kthehet gėzimi dhe lumturia.

Kėto ishin kėshillat tė cilat arritėm t`i pėrmbledhim nė kėtė pėrgjigje, lusim Allahu e Lartėsuar t`ju jap sukses nė kėtė botė dhe botėn tjetėr dhe ta bėjė martesėn tuaj tė bekuar dhe tė ju bėjė tė lumtur! Amin!

Alaudin Abazi

02.11.2006


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010