A ėshtė e lejuar tė zbulohet ndonjė pjesė e turpshme para mjekut me gjini tė kundėrt nė rast sėmundjeje?
21.12.2009 19:08:48

Pyetja:

Selam alejkum! Kam dy pyetje: A ėshtė e lejuar qė tė zbulohet ndonjė pjesė e turpshme para mjekut me gjini tė kundėrt nė rast tė ndonjė sėmundjeje? Cili ėshtė kuptimi i rregullit qė thotė se "rastet e nevojės e bėjnė tė ndaluarėn tė lejuar''? Pėr cilat ndalesa ėshtė fjala dhe kur konsiderohet nevojė?


Pėrgjigjja:

   Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Kėsaj pyetjeje do t`i pėrgjigjemi duke pėrmendur disa pika radhazi:

1. Parim i pėrgjithshėm i fikhut “ed-darurat tubihul mahdhurat”, shqip “domosdoshmėritė i lejojnė tė ndaluarat” ėshtė njė rregull pėr tė cilin janė pajtuar tė gjithė dijetarėt (pra pėr tė ka ixhma). Ėshtė kėshtu pasi ėshtė parim i nxjerrė nga citatet e shumta tė Kuranit dhe tė Hadithit. Allahu i Lartėsuar thotė: “... e Ai (Allahu) ju sqaroi se ēka ėshtė e ndaluar pėr ju, pėrveē kur jeni tė detyruar (atėherė harami bėhet i lejuar)..." (suret Enam, 119). Gjithashtu thotė: "E kush detyrohet (t'i hajė tė ndaluarat), por duke mos pasur pėr qėllim shijen dhe duke mos e tepruar, Zoti yt ėshtė qė fal e mėshiron shumė." (Enam, 145) dhe citate tė tjera tė shumta.

2. Fukahatė, kur e kanė shtjelluar ēėshtjen e zbulimit tė pjesėve tė ndaluara (avretit) me qėllim tė shėrimit, janė nisur nga ky parim. Por gjithmonė sė bashku me kėtė parim pėrmendet njė rregull tjetėr, gjithashtu i pranuar nga tė gjithė. Ai ėshtė “ed-daruretu tukad-deru bikaderiha”, shqip “domosdoshmėria pėrcaktohet nė bazė tė pashmangshmėrisė qė ka”, qė do tė thotė se lejohet tė shkelet apo tė tejkalohet njė ndalesė pėr shkak tė domosdoshmėrisė, por ai tejkalim duhet tė jetė vetėm aq sa ėshtė e nevojshme qė tė largohet domosdoshmėria. Kėshtu qė nėse lejohet zbulimi i avretit pėr shėrim, atėherė ajo duhet tė jetė vetėm aq sa ėshtė e nevojshme dhe jo mė shumė.

3. Ndėrsa sa i pėrket zbulimit tė femrės para mjekut burrė dhe anasjelltas, themi se nė esencė i sėmuri mashkull vizitohet nga mjeku mashkull dhe e sėmura femėr vizitohet nga mjekja femėr. Kėshtu qė nė zbulimin e pjesėve tė trupit tė femrės sė sėmurė pėrparėsi ka mjekja femėr muslimane, pastaj mjekja femėr jomuslimane, e cila ėshtė e besueshme dhe e moralshme. Nėse kėto nuk gjenden, atėherė kalohet te mjeku mashkull musliman dhe nėse edhe ky nuk gjendet, kalohet te mjeku mashkull jomusliman.

Nė lidhje me kėtė, Merginani, dijetar hanefi, nė librin “Hidaje” thotė: “I lejohet mjekut ta shikojė vendin e sėmundjes nė rast nevoje. Duhet pasur parasysh se ėshtė mė mirė qė gruaja ta mjekojė gruan, ngase shikim i sė njėjtės gjini nė mes tyre ėshtė mė i lehtė. Nėse nuk mund tė gjendet mjek nga e njėjta gjini, femra mbulon tėrė pjesėn, duke zbuluar vetėm vendin ku ėshtė sėmurė. Mjeku e shikon atė dhe mė pas e largon shikimin aq sa ėshtė e mundur dhe e nevojshme tė pėrdoret. Ky rast ėshtė identik me bėrjen synet (rrethprerjen).”

4. Nėse ėshtė e mjaftueshme qė pacientja (femėr) tė kontrollohet te mjekja femėr e pėrgjithshme (jo e specializuar), nuk lejohet tė shkojė te mjeku mashkull, edhe nėse ėshtė i specializuar, pasi kjo nuk ėshtė e nevojshme. Por nėse ajo ka nevojė pėr specialiste femėr dhe nuk gjendet, lejohet tė kontrollohet te mjeku specialist mashkull. Nėse rasti i saj ėshtė mė specifik dhe gjendet mjekja specialiste, por nuk mjafton vetėm kontrollimi nga ana e saj dhe ajo ka nevojė pėr ndėrhyrje nga mjeku mashkull, i cili ėshtė mė ekspert nė atė fushė, atėherė lejohet kjo.

Kėto qė u pėrmendėn mė lart janė tė njėjta edhe pėr tė sėmurin mashkull; atij nuk i lejohet tė shkojė tė femra mjeke vetėm nė rast tė domosdoshmėrisė, nėse nuk ka mjek mashkull.

5. Nuk lejohet tė tejkalohet vendi i cili ėshtė i domosdoshėm tė kontrollohet dhe tė zbulohet para mjekut, respektivisht mjekes, gjatė ekzaminimit.

6. Gjatė kontrollit tė pacientes femėr nga mjeku mashkull nuk lejohet qė ajo tė vetmohet me tė, por ndonjė nga tė afėrmit e femrės (mahrem) duhet tė jetė i pranishėm aty. E njėjta gjė vlen edhe pėr pacientin mashkull nga mjekja femėr, ėshtė e detyrueshme qė dikush tjetėr tė jetė i pranishėm nė atė dhomė.

7. Nuk lejohet prekja e pacientes femėr nga mjeku mashkull dhe anasjelltas, pėrveē nė rast domosdoshmėrie dhe mundėsisht kjo tė jetė me doreza.

Kėto ishin kriteret qė duhet tė kihen parasysh gjatė zbulimit tė pjesėve tė turpshme tė muslimanes dhe tė muslimanit gjatė ekzaminimeve mjekėsore. Nė fund, theksojmė se femra muslimane duhet tė ketė kujdes kėtu dhe tė tentojė ta ruaj nderin e saj nė tė gjitha rastet dhe tė mos kalojė nė tejkalimin e kėtyre ndalesave, me pėrjashtim tė rasteve tė nevojshme. Allahu i Lartėsuar thotė: “...
e kush u pėrmbahet dispozitave tė Allahut, atij Ai i hap rrugė.” (Talak, 2)

Allahu e di mė sė miri!

Alaudin Abazi
23.5.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010