Mė jepni disa mendime pėr situaten time
21.12.2009 18:52:09

Pyetja:

Jam njė muslimane e cila dua tė pyes pėr veshjen pėr shkak se burri im i cili rjedh nga njė familje muslimane, por qė nuk falet nuk do nė asnjė mėnyrė qė unė tė mbulohem as tė vesh tė gjata, duke e bėrė problem tė madh kėtė gjė, duke ia hedhur fajin dhe vėllait tim i cili ėshtė musliman dhe gruaja e tij ėshtė e mbuluar. Ai thotė se beson, por nderin nuk e bėn veshja. Momentalisht ndodhem nė USA dhe s’kam asnjė lidhje me asnjė motėr. Lutem qė Zoti tė ndryshojė kėtė gjendje nė familjen time! Po patėt mundėsi tė mė jepni disa mendime pėr situaten time dhe a do tė dėnohem unė po qe se vdes tani pėr keėtė faj? Jam pėrpjekur shumė herė pėr tė folur me tė, po nuk do tė dėgjojė, bile sa vjen nga puna hap muziken dhe ka humbur komunikimi nė mesin tonė. Allahu jua shperbleftė pėr kėtė mundėsi tė pyetje-pėrgjigjje!

Pėrgjigja:

Falenderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Motėr e nderuar!

Lus Allahun e Lartėsuar t’ju forcoj nė kėtė rrugė deri nė vdekje, t’ju japė sukses nė jetė dhe t’ju jap urtėsi tė gjeni formėn dhe metodėn mė tė qėlluar pėr t’i tejkaluar kėto probleme!

Problemi nga i cili ankoheni ju, pothuajse tani ėshtė bėrė njė fenomen tek tė gjithė ato familje qė kanė nivel tė ultė rreth njohurive islame dhe janė fanatike, e qė nga mesi i tyre dalin vajza qė i kthehen Islamit dhe dėshirojnė qė jetėn e tyre tė mbetur nė kėtė botė ta bėjnė konform ligjeve islame, pasiqė njė pjesė tė jetės sė tyre e kanė kaluar duke qenė larg kėtyre dispozitave. Ky transformim i tyre, nėse mundem ta quajmė ashtu, u shkakton probleme tė njėpsanjėshme me rrethin dhe familjet e tyre. Shpeshherė, nėse njeriu ėshtė nė kėto rrjedha, dėgjon raste qė arrijnė edhe shkallėn e konfliktit ndėrmjet kėtyre vajzave dhe familjeve tė tyre. Pėr fat tė mirė, shumė nga kėto raste pėrfundojnė mirė, pasi familjet e tyre pas njė kohe arrijnė tė kuptojnė kėtė realitet posaēėrisht kur shohin se vajzat e tyre, sė bashku me ndryshimin e modelit tė veshjes, bėjnė ndryshime edhe nė sjelljet e tyre me prindėrit, familjen dhe rrethin nė pėrgjithėsi. Pėr fat tė keq, ekzistojnė edhe disa raste qė pėrfundojnė edhe me largimin e vajzės nga shtėpia, por kėto raste me falenderimin e Allahut janė tė pakta dhe kjo ndodh vetėm me ato familje qė kanė botėkuptime tė kėqia rreth Islamit dhe nuk njohin kulturė dhe respekt tė ndėrsjelltė.

Nėse femra ėshtė e martuar, atėherė rasti ėshtė edhe mė i ndėrlikuar, pasi ajo tani duhet tė ballafaqohet me tė njejtat probleme, por duke ia shtuar kėsaj se ajo tani ėshtė nė njė mjedis tė huaj, ku ndryshon nga natyra e familjes sė saj, pastaj ka edhe burrin me tė cilin ndan shumė gjėra tė pėrbashkėta. Prandaj edhe vendimet e saj janė varur edhe me pėlqimin e burrit.

Duke e pasur parasysh kėtė realitet tė pėrgjithshėm ne do tė mundohemi tė tė ndihmojmė me disa kėshilla me tė cilat ju mund tė shėrbeheni, por dijeni se ajo qė e njeh mė saktė realitetin tuaj jeni ju,  pastaj edhe ajo qė do ta zgjedh atė me ndihmėn e Allahut jeni ju.

1.Ėshtė mėse me rėndėsi qė ju ta riktheni komunikimin e ndėrsjelltė qė keni humbur me burrin tuaj, prandaj ju duhet tė keni kujdes nė sjelljet tuaja dhe tė mundoheni qė ta bindėni atė se keni respekt ndaj tij, e doni dhe tė keni vėmendjen nė ato gjėrat qė ai i pėlqen kėshtu qė ju ta pėrfitoni zemrėn e tij.

2.Duke e pasur parasysh realitetin e burrit tėnd, por edhe nė pėrgjithėsi ata qė nuk janė edhe kundėrshtarė tė haptė tė Islamit, ashtu siē sqaroni pėr burrin tuaj pasi ai pranon se beson, shkaku i refuzimit tė kėtij lloji disa dispozita tė Islamit si mbulesėn apo diēka tjetėr ėshtė se ata janė nė mes tė dy botėkuptimeve. E para, injoranca qė kanė rreth Islamit dhe e dyta, ata janė mėse tė ndikuar nga kultura dhe pėrparimi materialist i pėrėndimit, gjė qė i bėnė ata ta konsiderojnė kėtė praktikė (mbulesėn) si njė prapambeturi qė duhet lėnė anash dhe e shohin se nėse e praktikojmė kėtė, atėherė e kemi lėnė vetėn nė bisht tė kėtij karvani tė pėrparimit dhe progresit. Pėr kėtė pėrqėndrimi yt duhet tė jetė qė ti ta thyesh kėtė dhe tė mundohesh ta bindėsh se mbulesa nuk thėrret nė ngecje, por ajo ėshtė ngritje, nderė dhe ruajtje e moralit. Kėtė duhet ta bėsh duke zgjedhur momente dhe situata tė favorshme pėr ty.

3.Njeriu nė natyrėn e tij nuk pranon me lehtėsi tė tėrhiqet nga qėndrimi i tij, posaēėrisht nėse pėr atė ka polemizuar dhe diskutuar. Nėse kjo ėshtė prezente te njerėzit nė pėrgjithėsi, atėherė ajo ėshtė edhe mė e theksuar ndėrmjet burrit dhe gruas, posaēėrisht nėse ėshtė fjala qė burri tė tėrhiqet nga qėndrimi i tij nė favor tė gruas. Prandaj edhe reagimet e burrit tuaj janė pothuajse normale, nėse e kemi parasysh kėtė qė e tham mė lartė.

4.Mendojmė se pėr momentin pushoni sė diskutuari ēėshtjen e mbulesės konkretisht, derisa tė arrini pėrtėrirjen e raporteve tė ndėrsjellta, pasi siē po kuptojmė nga letra juaj si duket ai ėshtė mėrzitur nga insistimet tuaja dhe kjo e bėnė atė ta ndėrpresė komunikimin e sinqertė me ju dhe shkaku i refuzimit qė ju tė mbuloheni, ai nuk e bėnė nga arsyeja se ėshtė kategorik nė tė, porse e paramendon pėrulje tė tėrhiqet nga kjo (ashtu siē sqaruam nė pikėn para kėsaj) dhe ka nevojė pėr pak kohė qė psiqikisht tė pushoj sė menduari pėr kėtė. Por kohė pas kohe mundohu tė hapėsh tema qė flasin rreth mirėsive islame qė je i bindur se edhe ai do tė pajtohet me to.  

5.Ēėshtja e fundit dhe mė e rėndėsishmja pėr ju ėshtė qė tė mos harroni nė asnjė ēast Allahun e Lartėsuar dhe fuqinė e Tij, prandaj gjithmonė ju duhet t’i drejtoheni Atij me lutje, posaēėrisht gjatė natės pasi lutja nė pjesėn e fundit tė natės ėshtė e pranuar tek Allahu i Lartėsuar, luteni Atė t’ju ndihmojė nė zgjedhjen e problemit. Allahu ėshtė i Plotfuqishėm nė ēdo gjė dhe ka mundėsi sa i hap dhe mbyllė sytė, apo edhe me shpejtė ta ndryshoj realitetin tėnd, nė Dorėn e tė Cilit jemi tė gjithė ne dhe nuk lėvizė njė fletė nga pema dhe tė bie nė tokė vetėmse me dijen dhe urdhėrin e Tij, por ishte urtėsia e Tij qė njerėzit tė sprovohen dhe me kėtė sprovė tė arrijnė bindshmėrinė ndaj Tij dhe mė nė fund shpėrblimin nė botėn tjetėr. Allahu i Lartėsuar nė lidhje me kėtė thotė: “A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" Ne i sprovuam ata qė shin para tyre, ashtu qė Allahu gjithqysh do t'i dallojė ata qė e thanė tė vėrtetėn dhe do t'i dallojė gėnjeshtarėt.” (Ankebut 2-3)

Sė fundi, lusim Allahun e Lartėsuar t’ju ndihmojė nė tejkalimin e kėtij problemi dhe t’ju bėjė nga fitimtarėt nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr!

Alaudin Abazi

11.05.2006


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010