Kam tri pyetje
21.12.2009 09:47:52

Pyetja:

Desha t’ju pyes se pėrderisa falemi , a thuhen ato pjesėt: "Allahume sali ala Muhamedin...” edhe pjesėn tjetėr qė lutemi pėr familjen e Ibrahimit... Ata a janė nė xhenet? Nėse po, atėherė pse duhet tė lutemi pėr ta, qė ata tė shkojnė nė xhenet, qė t’i mbrojė Zoti?
2. Kur themi “la i lahe ilAllah”, a duhet tė shtojmė edhe “Muhameden resulullah”? Shtrohet pyetja: Muhamedi alejhi selam, kur ka thėnė pėr shembull “Zoti ėshtė njė”, a ka thėnė pėr veten se “Muhamedi ėshtė rob dhe i Dėrguari i Tij”?
3. Ata qė bėjnė pjesė nė sekte, kanė pėr tė dhėnė pėrgjegjėsi pėrpara Zotit nė Ditėn e Gjykimit. Kam frikė se nėse falem gabimisht, mos jam sekt nė tė falur e jo tamam si duhet.


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

1. Thėnia e salvateve pas teshehudit nė namaz ėshtė njė nga ritet e vėrtetuara me hadithe tė shumta dhe tė sakta. Prandaj nė medhhebin hanefi dhe maliki, salavatet janė sunet nė uljen e fundit, ndėrsa te tė tjerėt janė farz. Kurse pse bėhet lutje pėr Muhamedin salallahu alejhi ue selem dhe pėr familjen e tij, pastaj pėr Ibrahimin alejhi selam dhe pėr familjen e tij ėshtė shumė e thjeshtė, pasi lutja nuk nėnkupton vetėm futje nė xhenet, por ka mundėsi ngritje tė shkallėve nė xhenet, shtim tė mėshirės, tė faljes dhe tė mirėsive pėrgjithėsisht.

2. Fjala “La Ilahe Ila Allah Muhamedun Resulullah” (Nuk ka zot tjetėr qė meriton tė adhurohet me tė drejtė pėrveē Allahut dhe Muhamedi ėshtė i Dėrguar i Tij) ose “Muhamedun Abduhu ve Resuluhu” (Muhamedi ėshtė rob dhe i Dėrguar i Tij), ėshtė dėshmi qė me pranimin dhe thėnien e tij njeriu bėhet besimtar. Dhe kėtė thėnie e kanė dėshmuar dhe e dėshmojnė tė gjithė muslimanėt, gjithashtu kėtė dėshmi e ka shqiptuar kėshtu edhe vetė i Dėrguari Muhamed, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė.

3. Nė lidhje me pyetjen e tretė, fillimisht themi se termi sekt nuk ka tė bėjė me mėnyrėn e tė falurit. Me fjalė tė tjera, dallimi nė formėn e tė falurit mes muslimanėve nuk ėshtė pikė ndarėse nė mes Ehli Sunetit dhe grupimeve tė tjera tė devijuara, por dallimi nė mes tyre ėshtė nė besim dhe nė metodologjinė e nxjerrjes sė argumenteve nga citatet sheriatike dhe ēfarė konsiderohet burim i sheriatit. Vėlla i nderuar, pa u zgjeruar themi se Islami ėshtė i qartė dhe kuptimi i pėrmbajtjes sė mėsimeve ėshtė i thjeshtė, pa komplikime dhe pa fshehtėsi. Nėse njeriu e realizon besimin e tij nė Allahun e Lartėsuar duke qenė i nėnshtruar vetėm ndaj Tij dhe duke mos i shoqėruar Atij dikė nė adhurime (pra, pa e pėrzier besimin e tij me shirk), atėherė ai do tė jetė i shpėtuar. Njeriu i cili e kryen faljen duke e zbatuar kėtė objektiv (e kryen faljen vetėm pėr Allahu e Lartėsuar) dhe mundohet t`i pasojė mėsimet e sakta tė Muhamedit, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, atėherė atė njeri Allahu i Plotfuqishėm nuk do ta humbė.
 

Alaudin Abazi
30.11.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010