Pyetja:
Selam alejkum tė
nderuar!
Dėshiroj tė di pėr disa ēėshtje e mė interesojnė ajete
dhe hadithe tė sakta, sepse, po tė hyj e tė hulumtoj nė
Kuran e nė Rijadusalihin, nuk do mund tė lexoj shumė,
pasi jam sėmurė prej syve. U drejtova kėtu, qė tė mund
tė mi shkruani disa ajete dhe disa hadithe me numra;
nėse ėshtė e mundur filan sure e filan ajet dhe, nėse ka
mundėsi, edhe hadithet me transmetime pėr:
1. 73 grupet, njėri prej tė cilėve ka pėr tė hyrė nė
xhenet, ndonjė ajet a hadith nėse mundeni;
2. vetėvrasjet, pėrkatėsisht nė luftėra;
3. muzikėn;
4. ēėshtjen e dorės, tek dhėnia e dorės nga mashkulli
femrės dhe femra mashkullit.
Kaq tė nderuar. Nėse ka mundėsi tė mė dėrgoni disa ajete
e hadithe si pėrgjigje pėr kėto pyetje qė i kam shkruar.
Spo kėrkoj fetva, por vetėm ajete dhe hadithe qė flasin
nė mėnyrė tė qartė pėr kėto ēėshtje. Selam alejkum!
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i
takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė
Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokėt dhe tė
gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e
Gjykimit.
Me emėr tė Allahut, do tė mundohemi tju gjejmė ajete
dhe hadithe qė flasin rreth ēėshtjeve qė ju kėrkoni, por
paraprakisht dėshirojmė tju bėjmė tė ditur se do t`ju
pėrmendim vetėm disa nga citatet tė cilat flasin rreth
atyre ēėshtjeve e jo tė gjitha ato qė ekzistojnė, pasi
pėr kėtė nevojitet njė qasje mė e thellė dhe kohė.
1. Citate rreth
ndarjes sė umetit nė 73 grupe
Sa i pėrket
citateve qė aludojnė pėr pėrēarjen dhe ndarjen e
muslimanėve, kemi disa, por citati qė e qartėson se
umeti i Muhamedit salallahu alejhi ue selem do tė ndahet
nė shtatėdhjetė e tre grupe ėshtė hadithi tė cilin e ka
transmetuar Abdullah ibn Amr, i cili thotė se Pejgamberi
salallahu alejhi ue selem ka thėnė:
-Do tė shfaqen
nė umetin tim ato veprime qė u shfaqėn te ēifutėt. Ata
do tė ecin me veprimet e tyre paralel me atė qė bėnė
Beni Israilėt, aq sa nėse ka pasur mes Beni Israilėve tė
tillė qė u vinin nėnave tė tyre haptazi (d.m.th. bėnin
zina me nėnat e tyre), do tė ketė nė umetin tim qė do tė
veprojnė nė kėtė mėnyrė. Vėrtet Beni Israilėt u pėrēanė
nė 72 grupe dhe ky umet do tė pėrēahet nė 73 grupe, tė
gjithė do tė jenė nė zjarr, pėrveē njėrit.
-Kush ėshtė ky grup, o i Dėrguari
i Allahut (na e pėrshkruaj atė)?- i thanė shokėt e tij.
I Dėrguari u tha:- Janė ata qė e zbatojnė Islamin
kėshtu si unė dhe shokėt e mi.
Hadithin e shėnon Tirmidhiu dhe Albani thotė hadithi
ėshtė hasen. Ky hadith ka ardhur me disa transmetime,
por nė pėrgjithėsi kuptimi ėshtė i njėjtė me disa
ndryshime tė vogla.
2. Citate rreth sulmeve vetėvrasėse
Pėr sulmet
vetėvrasėse nuk kemi gjetur ndonjė citat tė
drejtpėrdrejtė nė Kuran apo nė hadith, ku pėrmenden
kėto. Pasi juve ju interesojnė vetėm citatet qė kanė tė
bėjnė me ēėshtjet qė dėshironi tė kuptoni, ne nuk kemi
ēfarė tė sjellim kėtu.
3. Citate rreth
muzikės dhe dėgjimit tė saj
Rreth muzikės do
tė mundohemi tė sjellim disa citate. Sė pari, citate nga
Kurani qė kanė tė bėjnė me muzikėn:
Thotė Allahu i
Lartėsuar: "Po ka nga njerėzit qė blenė tregime boshe
e me qėllim qė t'i largojnė njerėzit prej rrugės se
Allahut po pasur kurrfarė fakti dhe pėr t'i marrė ato
(ajetet e) Allahut si tallje. Pėr ta me siguri ėshtė
pėrgatitur dėnim i turpshėm. (Llukman, 6)
Abdullah ibėn
Mes'udi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ėshtė pyetur
rreth domethėnies sė fjalės "tregime boshe", e ai ėshtė
pėrgjigjur: "Betohem nė Allahun, pėrveē tė Cilit s'ka
zot tjetėr, kuptimi i kėsaj ėshtė "kėnga".
Ibėn Abbasi,
Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ka thėnė: Ajo (tregime
boshe) ėshtė kėnga dhe tė ngjashmet me tė.
Muxhahidi dhe
Akreme kanė thėnė: "Tregime boshe" ėshtė dėgjimi i
kėngės dhe tė kotave tė tjera tė ngjashme me tė."
Po tė njėjtėn
fjalė kanė edhe krerėt e komentuesve tė Kuranit, siē
janė: Akreme, El-Hasani, Seid bin Habiri, Katadeja,
Ibrahim en-Neha'iu etj.. Hasan el-Basri,
Allahu e mėshiroftė, ka thėnė: "Ky ajet ėshtė shpallur
nė lidhje me kėngėn dhe instrumentet muzikore." (Tafseer
Ibn Katheer, 3/451)
b) Fjala e Allahut
tė Madhėruar: "(Zoti) Tha: "Shko, e kush prej
tyre vjen pas teje, shpėrblimi i juaj ėshtė xhehenemi,
shpėrblim i plotė. Dhe me atė alarmin e zėrit tėnd,
mashtroje atė qė mundesh prej
tyre,..." (El-Isra,
63-64). Ibėn
Abbasi dhe Muxhahidi kanė thėnė: "Zėri i shejtanit ėshtė
kėnga, fyejt dhe zbavitjet-argėtimet."
c) Fjala e Allahut
tė Madhėruar: "(Robėrit e Zotit janė) Edhe ata
qė nuk dėshmojnė rrejshėm dhe kur kalojnė pranė tė kotės
(lagv), kalojnė duke e ruajtur karakterin e vet.
(Furkanė, 72)
Dijetarėt dhe
komentuesit e Kuranit, ndėr tė cilėt ėshtė edhe
Muxhahidi, Muhamed bin Hanefije dhe ibėn Rexhebi, kanė
thėnė: "El-lagv ėshtė kėnga. Ndėrsa Kurtubiu thotė: "El-lagv
ėshtė ēdo gjė e pėrēmuar prej fjalėve dhe veprave. Nė
kėtė hyn edhe kėnga, argėtimet etj..
Sė dyti, citate
nga hadithi qė kanė tė bėjnė me
muzikėn:
a) Hadithi tė
cilin e transmeton Ebu Malik El-Esh'ariu, Allahu qoftė i
kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem
ka thėnė: "Do tė vijė njė popull qė do ta lejojė
amoralitetin, mėndafshin, verėn dhe mjete muzikore (el-meazif-muzika)."
Kurse me njė rivajet tjetėr, Pejgamberi salallahu alejhi
ue selem thotė: Nga umeti im me siguri do tė ketė
prej atyre qė do ta bėjnė tė lejuar zinanė, mėndafshin,
alkoolin dhe veglat muzikore
(Hadith i saktė,
transmeton Buhariu si mualek 5590, Teberaniu, Bejhakiu,
kurse e kanė klasifikuar sahih Sheikh Albani, Ibni
Kajjimi dhe tė tjerėt.)
El-Xhevheriu (nga
dijetarėt e njohur tė gjuhės) ka thėnė: "El-meazif janė
kėnga dhe veglat (muzikore) argėtuese. "El-meazif" i
thuhet ēdo kėngė dhe ēdo loje argėtuese. Ndėrsa "do ta
lejojnė" do tė thotė se do ta veprojnė sikur tė ishte e
lejuar, megjithėse ėshtė e ndaluar. Pra, ata i lejojnė
defet dhe dėgjimin e kėngėve dhe tė muzikės, edhe pse
ajo ėshtė e ndaluar.
b) Hadithi tė
cilin e transmeton Enes ibn Maliku, Allahu qoftė i
kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem
ka thėnė: "Do tė ketė nė kėtė umet nėnēmim, shpifje
dhe shėmtim dhe kjo do tė ndodhė kur tė pinė verė, tė
luajnė me kėngėtare dhe tė luajnė me kėngė-muzikė (el-meazif).
(Hadith i saktė, e nxori Termidhiu etj., dhe i vėrtetuar
nga Albani.)
c) Hadithi, tė
cilin e transmeton Ebu Malik El-Eshariu (Allahu qoftė i
kėnaqur me atė) se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem
ka thėnė: "Nga umeti im do tė ketė njerėz qė do ta
pinė verėn duke e emėrtuar me tjetėr emėr dhe do tė
luajnė me kėngė e muzikė e Allahu do ta shafitė
(lėshojė) tokėn dhe prej tyre do t'i shndėrrojė nė
majmunė dhe derra." (Hadith i vėrtetė, i nxjerrė nga
Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu Ahmed Ibn
Hanbeli, ibėn Maxhe dhe Et-Taberaniu, Nesaiu, Imam
Maliku, kurse e vėrtetuan hadithin Sheikh Albani, Ibni
Hibani, Ismaili, Ibni Salahi, Imam Neveviu, Ibn Tejmija,
Ibn Kajim el
Xheuzije, Ibni
Azi Esanani, Ibni Kethiri, Ibni Haxher Eskalani, Imam
Sahavi, Emir Salani.)
d) Transmeton Ebu Hurejra, Zoti qoftė i kėnaqur me tė,
se i Dėrguari i Allahut subhanehu ue te'ala ka thėnė:
Shndėrrohen popuj nga ky umet nė kohėt e fundit nė
majmunė dhe derra. I thanė sahabėt: O i Dėrguar i
Allahut, a nuk janė ata pjesėtarė tė fjalės la ilahe
ilallah muhamedun resulullah? Tha: Gjithsesi, bile
edhe agjėrojnė, falen dhe bėjnė haxhin. Ata thanė:
E si ėshtė puna e tyre? Tha: Pėrdorin mjetet
muzikore, defet dhe kėngėtaret luajnė duke pirė pije
alkoolike dhe duke u dėfryer, pastaj zgjohen dhe veē
janė shndėrruar nė majmunė dhe derra. (Igathul
Elehfan, f. 262 v.1, tė Ibn Kajjimit)
e) Hadithi tė
cilin e transmeton Abdullah bin Amėri, Allahu qoftė i
kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem
ka thėnė: "Vėrtetė, Allahu xh.sh. ia ndaloi umetit
tim verėn, bixhozin, daullen dhe verėn e hurmės."
(Hadith i saktė, i nxjerrė nga Et-Taberaniu dhe El-Bejhekiu,
i vėrtetuar nga Albani.)
f) Transmetohet se
Naafi, Allahu e mėshiroftė, ka thėnė: Ibn Umeri
dėgjoi njė instrument fryrės dhe vendosi gishtat e tij
nė veshė dhe u largua nga ajo rrugė. Ai mė tha: O Naafi,
a dėgjon diēka? Unė i thashė: Jo. Kėshtu, ai largoi
gishtat nga veshėt e tij dhe mė tha: Isha me tė
Dėrguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selem dhe ai
dėgjoi diēka ngjashėm me kėtė dhe veproi kėshtu.
(Sahih, Ebu Davud)
Sė treti, citate
nga sahabėt rreth muzikės:
a) Ebu Bekri,
Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ka thėnė: "Kėnga dhe
veglat muzikore janė fyejt e shejtanit."
b) Abdullah ibėn
Mes'udi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ka thėnė: "Kėnga
mbjell hipokrizi nė zemėr."
c) Ibn Abbasi,
Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ka thėnė: "Defi ėshtė
haram, veglat muzikore janė haram, daullja ėshtė haram
dhe fyelli ėshtė haram."
d) El-Kasim bin
Muhamed (nga tabiinėt) ka thėnė: "Kėnga ėshtė bosh (e
pavlerė) dhe ēdo (gjė) boshe ėshtė nė zjarr." Gjithashtu
ka thėnė El-Kasimi: "Kėnga ėshtė pjesė e gėnjeshtrės."
Ai po ashtu ka thėnė: Kėnga dhe veglat muzikore janė tė
ndaluara me ixhma."
4. Citatet
rreth dhėnies sė dorės meshkujve tė huaj
a) Pejgamberi
salallahu alejhi ue selem thotė nė njė hadith, tė cilin
e transmeton Makal ibni Jesari, Allahu qoftė i kėnaqur
me tė: Mė mirė pėr ju ėshtė qė tė goditeni me njė
shufėr (gjilpėrė) hekuri, sesa tė prekni gruan qė
nuk ju lejohet. (Shėnon Taberani dhe Bejhakiu.)
b) Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmeton:
Vallahi, nuk e ka prekur dora e Pejgamberit alejhi
selam kurrė dorėn e ndonjė femre (qė nuk i lejohet).
c) Pejgamberi
salallahu alejhi ue selem ka thėnė: Dy sytė bėjnė
zina dhe zinaja e tyre ėshtė tė shikuarit (e
haramit). Dy veshėt bėjnė zina dhe zinaja e tyre
ėshtė tė dėgjuarit (e haramit). Gjuha bėn zina
dhe zinaja e saj ėshtė tė folurit (haram). Edhe
dora bėn zina dhe zinaja e saj ėshtė tė prekurit (e
haramit). Kėmba bėn zina dhe zinaja e saj ėshtė tė
ecurit (nė haram). Zemra dėshiron dhe shpreson
njė gjė tė tillė, ndėrsa organi (seksual) e
pranon ose e pėrgėnjeshtron. (Shėnon Buhariu dhe
Muslimi)
Kėto ishin disa
nga citatet qė arritėm tė sjellim rreth ēėshtjeve qė ju
u interesuat tė dini. Nė fund, vetėm dėshirojmė tė
theksojmė se kėto citate nuk janė tė vetmet qė
ekzistojnė rreth kėtyre gjėrave, prandaj, nėse dėgjoni
nga dikush ndonjė ajet apo hadith tjetėr me tė cilėn
argumenton mbi kėto ēėshtje, kjo nuk duhet tė krijojė te
ju hutim dhe paqartėsi. Allahu e di mė sė miri!
Alaudin Abazi
11.5.2007