Bėrja synet ndėrmjet peshores sė Islamit dhe tė mjekėsisė-I
20.12.2009 10:19:16

1. Pasqyrim historik rreth synetimit.

Disa burime historike tregojnė se popuj tė lashtė e kanė njohur bėrjen synet. Nė ungjillin e Bernabės tregohet se njeriu i parė qė ishte bėrė synet ishte Ademi (alejhi selam) dhe se ai e kishte bėrė kėtė, pasi ishte penduar pėr ngrėnien e pemės. Ndoshta pasardhėsit e tij mė vonė e kanė lėnė kėtė praktikė, derisa Allahu i Lartėsuar urdhėroi Ibrahimin (alejhi selam) qė ta ngjallė atė sėrish; ashtu siē vėrtetohet nė hadithe tė sakta, se Allahu i Lartėsuar e urdhėroi Ibrahimin (alejhi selam) me kėtė praktikė.

Nė disa pllaka tė gdhendura qė i pėrkasin dy civilizimeve mė tė lashta, asaj  babilonase dhe sumeriane (3500 para erės sė re) pėrmendet nė mėnyrė tė detajuar forma e bėrjes synet. Njė pllakė nė varrin e Anak Amonit (2200 para erės sė re) pėrshkruan edhe formėn e bėrjes synet te faraonėt. Nė kėto shkrime tregohet se ata kanė pėrdorur melhem mpirjeje (si lloj kremi) para fillimit tė tij dhe se janė bėrė synet pėr qėllime shėndetėsore.

Ēifutėt i kanė dhėnė rėndėsi tė madhe bėrjes synet. Telmudi (Teurati) e konsideron atė person qė nuk ėshtė i bėrė synet se ėshtė nga idhujtarėt dhe tė kėqijtė. Nė tė thuhet: “Bėhuni synet pėr hir  tė Zotit dhe largoni nga zemrat tuaja pėlhurėn (e mosbesimit) o burra jehudė dhe banorė tė Orshlimit”.

Kurse te tė krishterėt bėrja synet ėshtė esencė, pasi citatet e ungjillit tė Bernabės tregojnė se Isai (alejhi selam) ishte bėrė synet dhe i urdhėroi pasuesit e tij tė bėheshin synet, por tė krishterėt bashkėkohorė nuk e praktikojnė dhe bėrja synet nuk ėshtė pjesė e fesė sė tyre. Ata tė krishterė qė e bėjnė kėtė praktikė, e bėjnė pėr shkak tė aspektit shėndetėsor.

Arabėt para Muhamedit (bekimi dhe paqja qoftė mbi tė!), bėheshin synet duke pasuar traditėn e paraardhėsit tė tyre, Profetit Ibrahimi, paqja qoftė mbi tė.

Kurtubi pėrmend konsensusin (ixhmanė) e ulemave se Ibrahimi ėshtė i pari qė ishte bėrė sunet.

Transmeton Ebu Hurejre se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thėnė: “I pari qė ėshtė bėrė synet ishte Ibrahimi, gjithashtu ai ėshtė i pari qė i janė zbardhur flokėt, i ka shkurtuar mustaqet dhe qė i ka mėnjanuar qimet nga vendet e turpshme”.[1]

2. Sunetimi nė traditėn e pastėr profetike.

Islami nė mėnyrė tė qartė ka bėrė thirrje nė bėrjen synet duke e bėrė atė njė natyrshmėri njerėzore. Buhariu nė koleksionin e tij shėnon nga Ebu Hurejra se ka thėnė: “Natyrshmėri janė pesė: bėrja synet, rruajtja e pjesėve tė turpshme, shkulja e qimeve nga sqetullat, prerja e thonjve, shkurtimi i mustaqeve”.[2]

Thirrja islame pėr aplikimin e synetimit ka ardhur nė pajtim me fenė e pastėr (El hanifije) tė Ibrahimit (alejhi selam) dhe pasuesve tė tij.

I Dėrguari i Allahut tregon pėr Ibrahimin (paqja dhe shpėtimi qoftė mbi tė!), ku thotė: “Ibrahimi ėshtė bėrė synet, pasi i kishte mbushur tetėdhjetė vjeē”[3] 

Kuthjem ibėn Kulejb transmeton nga babai i tij, se ka ardhur njė njeri te Resulullahu (bekimi dhe paqja qofshin mbi tė!) dhe i tregoi se e kishte pranuar Islamin. Ai i tha: “Largoji nga vetja qimet e mosbesimit[4] dhe bėhu synet!”[5]

3. Dispozita islame rreth synetimit.

Ibėn Kajimi thotė: “Dijetarėt kanė disa mendime rreth bėrjes synet. Euzai, Maliku, Shafiu dhe Ahmedi thonė se ėshtė vaxhib. Imam Maliku ėshtė mė rigorozi, derisa ka thėnė se ai qė nuk ėshtė i bėrė synet nuk lejohet tė dalė imam dhe nuk i pranohet dėshmia. Por shumė dijetarė tė tjerė, kanė pėrcjellė nga Imam Maliku se ka thėnė ėshtė sunet (traditė profetike).

Kadi Ajadi thekson: “Bėrja synet te Maliku dhe te shumica e ulemave ėshtė sunet, porse suneti tek ata nėnkupton se lėnėsi i tij bėn mėkat, pasi ata i thonė sunet njė vepre e cila ėshtė ndėrmjet obligueshmėrisė dhe preferueshmėrisė”.

Kurse Hasan Basriu dhe imam Ebu Hanifja kanė thėnė se ėshtė sunet dhe nuk ėshtė vaxhib. Ata argumentuan me atė qė tregohet se shumė nga njerėzit qė pranuan Islamin nga koha e Profetit (salallahu alejhi ue selem) nuk u urdhėruan direkt me kėtė vepėr dhe asnjėri prej tyre nuk u kontrollua...”

Nė fund tė thėnieve Ibėn Kajimi shton: “Bėrja synet nuk del jashtė asaj se ėshtė vaxhib apo sunet i fortė (muekede), por pėr burra ėshtė mė e domosdoshme, pasi nėse nuk bėhet synet, tek ata mbetet njė sasi urine dhe nuk plotėsohet si duhet pastrimi, i cili ėshtė i kėrkuar pėr muslimanin nė ēdo kohė dhe pėr ēdo namaz.”

Neveviu thotė: “Bėrja synet ėshtė vaxhib, pėr shkak tė thėnies sė Allahut tė Lartėsuar: ‘Unė pasoj (ndjek) fenė e pastėr tė Ibrahimit’[6]. Dhe po tė mos ishte e obliguar nuk do tė lejohej zbulimi i auretit, pasi zbulimi i tij ėshtė i ndaluar dhe derisa gjatė bėrjes synet lejohet kjo, atėherė nėnkupton se ėshtė e obliguar (vaxhib)”.

Shumica e ulemave janė tė mendimit se bėrja synet nuk ka kohė tė caktuar, por dijetarėt qė e konsiderojnė atė vaxhib kanė arritur nė pėrfundim se afati mė i largėt pėr bėrjen synet ėshtė puberteti (mosha madhore), pasi atėherė njeriu ngarkohet me dispozitat islame. Por preferohet qė pėrgjegjėsi ta kryej kėtė proces kur fėmija ėshtė i vogėl, pasi kjo ėshtė mė lehtė dhe mė mirė pėr tė.

Imam Neveviu thotė se ėshtė i preferuar bėrja synet kur foshnja mbushė shtatė ditė, duke aluduar nė hadithin e Xhabir bin Abdullahut (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!), ku thuhet: “Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) ka prerė kurban pėr Hasanin dhe Husejnin (Allahu qoftė i kėnaqur me tė dy!) dhe i ka bėrė synet nė ditėn e shtatė”[7]. Nėse foshnja ėshtė e dobėt dhe nuk mund ta pėrballojė, atėherė mė mirė ėshtė tė shtyhet derisa tė forcohet. Dispozita mbetet si e preferuar derisa tė arrijė afėr kohės sė pubertetit, nėse nuk bėhet sunet para pubertetit, atėherė ajo kalon nė vaxhib.

Pėr kėtė, Ibėn Kajimi thotė: “Tek unė ėshtė e obligueshme pėr pėrgjegjėsinė e fėmijės qė ta bėjė synet atė para moshės madhore, kėshtu qė tė arrijė ai kėtė kohė duke qenė i bėrė sunet dhe kjo ēėshtje ėshtė nga gjėrat qė nuk mund tė plotėsohet vaxhibi vetėm se me tė”.

Dr. Muhamed Ali el Barr thotė se studimet mjekėsore vėrtetojnė dobitė e shumta tė bėrjes sė hershme synet tė fėmijės, duke filluar nė ditėt e para tė lindjes sė tij, derisa t`i mbushė tė dyzetat. Sa mė shumė qė tė vonohet bėrja sunet aq mė shumė ėshtė i mundshėm infektimi nė organ dhe nė kanalet urinare.

Kurse, sa i pėrket urtėsisė sė bėrjes synet, Ibėn Kajimi thotė: “...Allahu i Lartėsuar e obligoi bėrjen synet si pasim i praktikės  sė fesė sė Ibrahimit (alejhi selam). Kjo ėshtė jashtė dobive tė tjera qė i ka bėrja synet, si: pastėrtia, rregullimi, zbukurimi dhe pėrmirėsimi i sistematizimin tė epshit, pasi nėse njeriu nuk e korrigjon epshin e tij, atėherė bie nė rang me shtazėt. Njeriu i cili nuk ėshtė bėrė synet, nuk ka mundėsi tė ngopet gjatė marrėdhėnieve.

4. Bėrja sunet ėshtė duke triumfuar.

Nė vitin 1990, profesor Wizėili ka shkruar: “Isha njė nga kundėrshtarėt mė tė mėdhenj tė bėrjes synet dhe nė vitin 1975 jam angazhuar  kundėr aplikimi tė tij. Por gjatė fillimit tė viteve tė tetėdhjeta dolėn disa studime mjekėsore qė vėrtetonin se infektimi te fėmijėt e pabėrė synet ishte mė i madh se te tė tjerėt. Pas hulumtimit tė studimeve qė u botuan, arrita nė pėrfundimin e kundėrt me atė qė mendoja. Pastaj fillova tė bėja thirrje nė atė se aplikimi i bėrjes synet ėshtė i domosdoshėm pėr ēdo tė lindur.”

Po! Ėshtė rikthyer natyrshmėria njerėzore pėr ta vėrtetuar rishtazi natyrshmėrinė e cila nuk ndryshohet gjatė gjithė kėtyre kohėve. Thirrja e profetėve, qė nga koha e Ibrahimit (alejhi selam) deri nė kohėn e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem), qė besimtari tė stoliset dhe ta formoj veten me kėto cilėsi tė natyrshmėrisė, ėshtė njė thirrje e vėrtetė dhe njė thirrje pėr lumturinė dhe shpėtimin e njerėzimit nė pėrgjithėsi.

 Pėrktheu: Alaudin Abazi

03.02.2007


[1] Transmeton Maliku dhe Buhariu, jo nė librin e njohur tė tij por nė librin “Edebu mufred” dhe Bejhakiu nė “Shuebi Iman”

[2] Shėnon Buhariu nr.5439.

[3] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

[4] Qimet e mosbesimit (kufrit) ėshtė pėr qėllim qimet e pjesėve tė  turpshme.

[5] Shėnon Ahmedi dhe Ebu Daudi dhe hadithin disa nga muhadithinėt e cilėsojnė tė dobėt.

[6] Suretu Nisa, 125. Me kėtė ajet muslimanėt u urdhėruan ta pasojnė fenė e Ibrahimit (alejhi selam) dhe nga feja e tij ishte edhe synetimi.

[7] Transmeton Ebu Shejhi nė kapitullin e akikės dhe haditi ėshtė i dobėt.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010