Kushtet e mbulesės nė Islam (2)
19.12.2009 21:57:11

Kushti i dytė

Rroba tė mos jetė e zbukuruar nė vetvete

Nuk lejohet qė mbulesa (petku) tė jetė e zbukuruar. Allahu i Lartėsuar nė suren En-Nur ka thėnė: "Dhe mos tė shfaqin bukuritė e tyre." (En-Nur, 31) Ky ajet pėrfshin edhe pamjen e dukshme tė rrobave, nėse janė tė zbukuruara dhe qė e tėrheqin shikimin e meshkujve.

Gjithashtu pėr kėtė kusht ėshtė argument tjetėr, siē thotė Allahu i Lartėsuar:
"Dhe rrini nė shtėpitė tuaja e mos shfaqni bukurinė tuaj si shfaqej nė injorancėn e hershme." (El Ahzab, 33)

Po ashtu edhe hadithi qė transmeton Fedale ibn Abidi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: "Pėr gjendjen e tre personave (nė Ditėn e Gjykimit, sepse ata janė prej tė shkatėrruarve) mos pyet: Personi i cili largohet nga xhemati (grupi i muslimanėve) duke mos e dėgjuar prijėsin e muslimanėve dhe vdes nė kėtė gjendje mėkatar. Njė robėreshė apo rob i cili ikėn nga zotėria i tij dhe vdes. Dhe njė grua sė cilės i ėshtė larguar burri i saj dhe i ka lėnė asaj pasuri pėr t'u furnizuar pėr nevojat e dynjasė dhe ajo zhvishet (largon mbulesėn) pasi ai largohet nga ajo. Mos pyet pėr kėta tre persona." Buhariu nė Edebil Mufred 590, Ibn Hiban 50, Hakimi 1/119, Ahmedi 6/19. Hakimi ka thėnė se ky hadith ėshtė sahih sipas kushteve tė Buhariut dhe Muslimit.

Fjalėt "ajo zhvishet (largon mbulesėn)" ka pėr qėllim shfaqjen e bukurisė, tė stolisė dhe tė vendeve tė cilat ėshtė e obliguar t'i mbulojė, me tė cilat tėrheq vėmendjen dhe nxit epshin e njė mashkulli (Shih Fet'h el Bejan 7/274).

Qėllimi i urdhėrimit tė mbulesės ėshtė mbulimi i bukurisė dhe i zbukurimeve tė gruas dhe nuk ėshtė e logjikshme nė kėtė rast qė vetė petku tė jetė i zbukuruar. Kjo ėshtė e qartė dhe nuk mund tė fshihet, prandaj edhe Imam Dhehebiu ka thėnė: "Dhe prej veprave pėr tė cilat mallkohet gruaja ėshtė edhe shfaqja e zbukurimeve, e arit apo e margaritarit nėn nikab (ferexhe), dhe gjithashtu parfumimi me misk (parfum) kur del. Tė gjitha kėto janė prej zhveshjes qė urren Allahu i Lartėsuar, i Cili e urren atė person i cili i bėn kėto gjėra, e urren nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr.

Dhe pėr kėto vepra, tė cilat shumica e femrave janė duke i bėrė, Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: "Kam shikuar zjarrin e xhehenemit dhe kam parė se shumica e banorėve tė tij ishin femra." (Shih. Kitab El Kebair f. 131)
Shejh Albani thotė: "Ky hadith ėshtė sahih, e transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Imran ibn Husajni.

Them (vazhdon shejh Albani): Islami ka ndaluar zhveshjen dhe e ka pėrsėritur kėtė ndalesė disa herė, saqė e ka krahasuar atė me shirkun, zinanė (imoralitetin), vjedhjen dhe haramet e tjera nė hadithin ku Umejme bintu Rukije ka ardhur te Pejgamberi salallahu alejhi ue selem pėr t'ia dhėnė besėn pėr Islam. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem tha: "Ma jep besėn qė nuk do t'i bėsh shirk (shok) Allahut, nuk do tė vjedhėsh, nuk do tė bėsh zina (imoralitet), nuk do ta mbytėsh fėmijėn, nuk do tė lėkundesh (nė fe) dhe nuk do tė zhvishesh ashtu si nė kohėn e injorancės." Imam Ahmedi nė Musnedin e tij 2/196, dhe Ahmed Shakir ka thėnė se hadithi ėshtė sahih.


Shejh Albani
Pėrktheu dhe pėrshtati: Eroll Nesimi

2.11.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010